Një studim i ri të cilit i referohet AgroWeb.org, ka zbuluar se probiotikët, ose kombinimi i prebiotikëve dhe probiotikëve, ndihmon në zbutjen e simptomave të depresionit.

Çfarë Është Depresioni?

Shpesh njerëzit e perceptojnë depresionin si një çrregullim emocional që ndikon vetëm tek humori dhe tek mendja.

Kjo është pjesërisht e vërtetë, sepse depresioni ka një ndikim të fortë edhe tek shëndeti i organizmit.

Ekspertët më në zë të kësaj fushe, të cilëve u referohet AgroWeb.org, shpjegojnë se depresioni përmban shumë aspekte fizike të dëmshme siç janë niveli i ulët i energjisë dhe drobitja e fortë.

Në trajtimin e kësaj sëmundjeje, ekspertët rekomandojnë trajtimin e aspektit emocional  por edhe fizik të depresionit sepse të dyja prekin fort cilësinë e jetës.

Depresioni jo domosdoshmërisht manifestohet me simptoma emocionale.

Ai mund të nisë me dhimbje koke dhe mungesë dëshire për të jetuar.

Çfarë Janë Probiotikët?

Probiotikët janë një baktere të mira të gjalla që jetojnë brenda sistemit tretës dhe ruajnë balancën e florës intestinale që prishet për arsye të caktuara, kryesisht falë stresit ose përdorimit të tepruar të antibiotikëve.

Për rrjedhojë, miliona njerëz janë të prekur nga një sërë problemesh me tretjen.

Probiotikët ndihmojnë për :

  • përmirësimin e tretjes,
  • kundër patogjenëve të dëmshëm ,
  • pastrimin e organizmit nga toksinat
  • prodhimin e vitaminave
  • forcimin e imunitetit

Si Ndikojnë Probiotikët Kundër Depresionit? 

Sipas ekspertëve, truri dhe stomaku janë të lidhura ngushtë me njëri tjetrin.

Ura e komunikimit mes tyre bëhet nëpërmjet nervit më të gjatë në trup.

Jo pa shkas, stomaku njihet si truri i dytë në organizëm.

Çdo emocion ka një ndikim të drejtpërdrejtë në sistemin tretës dhe anasjelltas.

Sinjalet që dërgohen nga truri dhe stomaku duhet të mos ndërpriten që të funksionojnë si duhet.

Studime të shumta shkencore të cilave u referohet AgroWeb.org, kanë vënë re se njerëzit që vuajnë nga depresioni, preken më shumë nga konstipacioni, diarea e probleme të tjera dhe anasjelltas.

Sipas studimeve, përdorimi i kujdesshëm i probiotikëve, zbut ndjeshëm simptomat e depresionit sepse përmirëson pikërisht komunikimin me trurin. /AgroWeb.org