Kur flitet për njollat që mund të pushtojnë lëkurën e fytyrës, por edhe atë të trupit trajtimet mund të jenë të panumërta.

E gjithësesi shpejt gjendeni në pikën fillestare me këtë problem, një lëkurë plot me shenja të zeza të cilat doni t’i pastroni e t’i largoni.

Në këtë artikull nga AgroWeb.org do ju tregojmë disa nga trajtimet që sipas dermatologëve funksionojnë vërtetë.

Trajtimi me vitaminë C

Përteh ushqimeve të pasura me vitaminë C që ndihmojnë imunitetin, trajtimi i përditshëm i lëkurës me të mund të jetë një shpëtim kundër njollave të zeza.

Kur përdorni një serum me vitaminë C ju e ndihmoni lëkurën tuaj të bllokojë radkalet e lira dhe të funksionojë si një antioskidante.

Kjo vitaminë ndihmon edhe në balancimin e melaninën një nga shkaktarët kryesorë të njollave.

Një tjetër benefit nga ky trajtim është njëtrajtësimi dhe zbardhja e fytyrës nga çdo hiperpigmentim që mund të vuani.

Prandaj çdo darkë para se të flini mos harroni të vendosni 2-3 pika serum me vitaminë C në lëkurën tuaj.

Kremrat me sojë

Sojën mund ta njihni si përbërës ushqimor, por duhet të dini që bën mrekulli në lëkurë.

Ekstrakti i sojës mund t’ju ndihmojë të largoni çdo njollë kafe apo të zezë që keni në fytyrë e trup.

Shumica e kremrave që veprojë si zbardhues për fytyrën përmbajnë sojë pasi cilësohet si një nga metodat më të mira për të larguar njollat.

Pasi të merrni një krem me përmbajtje të lartë soje, sigurohuni të lyëni vendet ku keni njolla të zeza në mëngjes dhe darke.

Më pas mund të vazhoni me rutinën tuaj duke vendosur krem hidratues.

Parandalimi i hershëm

Parandalimi është gjithnjë më I mirë se kurimi ndaj sigurohuni që ta përgatisni lëkurën tuaj.

Kremi I diellit për fytyra akneike, me yndyrë apo për tipin e lëkurës tuaj do ju ndihmojë në luftën kundër njollave.

Pra zgjidhni një krem me mbrojtje të lartë i cili i siguron mbrojtjen e njgyrës tuaj natyrale si dhe parandalon hipërpigmentimin e lëkurës.

Trajtime të tjera

Dermatologët këshillojnë që të konsultoheni gjithnjë tek një specialist për problemet e lëkurës.

Pasi shpesh këto probleme kërkojnë zgjidhje mjekësore e delikate.

Tek trajtimi i njollave të errëta në lëkurë futen edhe ato që njihen si piling kimik, mikrodermoabrazioni dhe mikronidling.

Të treja këto trajtime janë profesionale dhe konsistojnë në heqjen e shtresës së parë të lëkurës ose në ndërhyrjen e thellë të saj.

Në këtë mënyrë ju do të stimuloni rigjenerimin e saj dhe qelizave të reja në sipërfaqen e lëkurës tuaj./AgroWeb.org