Kura e Duhur Bimore që Funksionon Kundër Enjtjes së Këmbëve

3.8k 0

Enjtja e këmbëve dhe kyçeve mund të ndodhë për shkaqe të ndryshme. Një prej tyre është akumulimi i lëngjeve në inde, një problem që njihet si edema periferale.

Këmbët mund të enjten edhe si pasojë e një problemi me sistemin qarkullues, veshkat ose sistemi limfatik.

Njerëzit që qëndrojnë ulur gjatë, konsumojnë shumë kripë, veshin çorape ose këpucë të ngushta dhe ata që janë mbi peshë janë më të predispozuar të vuajnë nga ky problem.

Për më tepër, përdorimi i disa medikamenteve të caktuara dhe ushqimeve të përpunuara industriale mund të shkaktojnë ose përkeqësojnë këtë edemë të këmbëve.

Kura e Duhur Bimore Kundër Enjtjes së Këmbëve

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni se si të përdorni majdanozin për të kuruar problemin e këmbëve të enjtura.

Majdanozi është përdorur prej shekujsh kundër problemeve të tilla për shkak të efektit të jashtëzakonshëm shkarkues që ka.

Majdanozi është shumë i pasur me vitaminat A, B, C dhe K.

Ai gjithashtu përmban minerale si hekuri dhe kaliumi.

Majdanozi luan një rol të rëndësishëm në parandalimin e efekteve të dëmshme të diabetit në mëlçi.

Ai ul rrezikun e sëmundjeve kancerogjene, mbron enët e gjakut nga inflamacioni dhe forcon sistemin imunitar.

Ai ndihmon në ekuilibrimin e nivelit të sheqerit në gjak dhe në mirëmbajtjen e peshës.

Kjo bimë e shkëlqyer mbron veshkat dhe ndihmon ato të kryejnë funksionet e tyre.

Falë majdanozit, akumulimi i lëngjeve do të jetë i kufizuar në kohë, duke parandaluar kështu enjtjen e këmbëve.

Si Të Përdorni Majdanozin Kundër Enjtjes Së Këmbëve.

Ekspertët, të cilueve u referohet AgroWeb.org këshillojnë që të zieni një filxhan ujë dhe ta hidhni të nxehtë në filxhan.

Më pas shtoni një tufë majdanoz të grirë hollë dhe lëreni në ujë për 5-7 minuta.

Më pas kullojeni lëngun dhe pijeni.

Ekspertët sugjerojnë që të pini deri në 3-4 gota me çaj majdanozi në ditë në rastet kur keni probleme me enjtjen e këmbëve dhe të nesërmen do të shihni përmirësim./AgroWeb.org