Kura me 6 Thelpinj Hudhra të Pjekura në Ditë – Përfitimet Brenda 24 Orësh

5.1k 0

Hudhra i shton çdo pjate një shije të veçantë, pak djegëse dhe me një aromë perfekte.

Përveç shijes hudhra është e famshme për vlerat e saj të pazëvendësueshme për shëndetin.

Në shumë kura, hudhra përdoret e pagatuar, por AgroWeb.org në këtë artikull ju tregon vlerat e hudhrës së pjekur.

Për të gjithë ata që e shmangin hudhrën për shkak të aromës, tani e kanë një zgjidhje.

Kur hudhra piqet në furrë aroma e saj unike zbutet dhe i jep hudhrës një butësi ideale.

Nëse ato piqen për një kohë shumë të shkurtër, në sajë të nxehtësisë stimulohet çlirimi i disa mineraleve të rëndësishme.

Hudhrat e pjekura ofrojnë antioksidantë të fuqishëm si dhe një sasi të lartë të vitaminës C.

Efekti në organizëm brenda 24 orësh

Sipas të dhënave ku bazohet AgroWeb, nëse ju konsumoni gjashtë thelpinj hudhrash të pjekura do të shihni efektet e menjëhershme që në 24 orëshin e parë.

Në orën e parë, hudhrat bashkëveprojnë me lëngjet e stomakut dhe fillon përthithja e mineraleve të saj nga organizmi.

Pas dy orësh ajo fillon të çlirojë antioksidantët, të cilët luftojnë radikalët e lirë, dhe parandalojnë dëmtimet që ato shkaktojnë.

Pas katër orësh, metabolizmi fillon të ndikohet nga enzimat e hudhrës, dhe eleminojnë lëngjet e yndyrnat e tepërta në trupin tuaj.

Pas gjashtë orësh, vlerat antibakteriale të hudhrës fillojnë dhe eleminojnë bakteret që hasin në organizmin tuaj.

Kur të ketë kaluar gati gjysma e ditës, substancat e hudhrës të përthithura nga trupi, do të kenë filluar ndikimin e tyre pastrues.

Ky proces sjell shumë efekte pozitive, ku më të rëndësishmit janë:

Shëndeti i zemrës

Të gjithë e dimë që hudhra ndihmon në uljen e tensionit të gjakut në mënyrë natyrale.

Por ajo ndihmon dhe në uljen e kolesterolit, dhe si pasojë parandalon bllokimin e kapilarëve dhe arterieve.

Aparati tretës

Për të githë ata që vuajnë nga sëmundjet e sistemit tretës, huhdrat e pjekura janë perfekte për të luftuar simtopat.

Një nga anët pozitive të hudhrës së pjekur, që e bënë dhe kurën ideale, është se ajo tretet fare lehtë, sidhe nuk do të sjellë shqetësime siç zakonisht shkakton hudhra e pagatuar.

Hudhra e pjekur ndihmon në tretje, eleminon urthin por dhe shërben si antibiotik kundër inlfamacionin.

Nxitja e imunitetit

Siç e përmendëm më lartë, falë vetive antibakteriale që ka hudhra ndihmon sistemin imunitar për të luftuar bakteret dhe sëmundjet e ndryshme.

Dhe kur gjendemi para sezonit të virozave, kjo kurë është zgjidhja më e lehtë.

Si të piqni hudhrat?

Për të ruajtur vlerat e hudhrës, AgroWeb.org ju këshillon që të tregoni kujdes tek mënyra e pjekjes së hudhrave.

Mos harroni, nuk po i përgatisni për recetat tuaja, por për t’i konusmuar si një kurë.

Merrni 42 thelpinj me hudhra dhe shtypini lehtë, sa lëkura të jetë çarë.

Lërini për dhjetë minuta, kështu do të nxisni reaksionin që prodhon alikinën.

Kjo substancë ruan pothuaj të gjithë vlerat e shëndetshme të hudhrës.

Më pas vendosini në një tavë dhe futini në furrë të parangrohur për 15-20 minuta me 200 gradë celisus.

Nëse ndiqni me saktësi këtë mënyrë gatimi, hudhrat do të ruajnë të gjithë vlerat e mësipërme.

Këto thelpinj do t’ju mjaftojnë për një javë, por nëse dëshironi mund ta vazhdoni këtë kurë dhe për 30 ditë.

Kush nuk duhet t’i konsumojë?

Personat që vuajnë nga tensioni i ulët nuk duhet t’i konsumojnë hudhrat, pasi ato kanë veti për të ulur presionit e gjakut.

Në rast se konsumohen, ato do të kishin efekte negative, duke shkaktuar marramendje, dhimbje mbrapa koke dhe plogështim./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.