Gjaku është energjia që mban në lëvizje organizmin tonë.

Normalisht, ai duhet të qarkullojë në trup pa u trazuar, duke transportuar ushqyesit e nevojshëm në qeliza dhe duke dhënë dhe mbështetur vazhdimësinë e jetës.

Kur gjaku mpikset në një prej enëve ose kapilarëve, gjithçka ngec.

Një gjë e tillë mund të jetë kërcënuese për jetën, sepse bllokimi i arterieve pengon furnizimin me gjak të organeve jetësore siç është zemra ose truri.

Parandalimi i mpiksjes së gjakut shpesh arrihet nëpërmjet kurave natyrale të cilat do t’i gjeni të shtjelluara në këtë artikull të AgroWeb.org

Ekspertët e AgroWeb.org shpjegojnë se gjaku përbën rreth 8 përqind të peshës trupore.

Roli i gjakut në jetën tonë shpesh anashkalohet deri në momentin kur pësojmë një lëndim në lëkurë.

Atëherë rikujtohemi për rëndësinë e gjakut dhe përbërësve të tij në parandalimin e humbjeve të mëdha.

Mpiksja e gjakut ka të bëjë me bashkimin e qelizave të kuqe dhe përbërësve të tjerë qelizorë dhe akumulimin e tyre në vendin e lëndimit për të parandaluar rrjedhjen e tepruar të gjakut.

Holluesit natyralë të gjakut janë të rëndësishëm. Zakonisht, mpiksja e gjakut është e shëndetshme dhe ka një qëllim të vetëm; të parandalojë rrjedhjen e tepruar të gjakut.

Por, në disa raste, mpiksjet e vazhdueshme janë tregues të një problemi më madhor shëndetësor.

Shmangni mpiksjen e gjakut në mënyrë natyrale.

Pini ujë

Uji është një hollues mjaft efikas por i nënvlerësuar i gjakut.

Dozat e mjaftueshme të ujit e mbajnë trupin të hidratuar dhe garantojnë një qarkullim të mirë të gjakut.

Xhenxhefili dhe hudhra

Janë dy prej përbërësve më të zakontë në kuzhinën tonë. Ata luftojnë inflamacionin dhe parandalojnë artereosklerozën ose trashjen e mureve të enëve të gjakut dhe formimin e pllakëzave.

Vitamina D

Në mjekësinë popullore tradicionale Vitamin D e marrë nga dielli pranohet të luajë një rol natyral në hollimin e gjakut.

Antioksidantët

Barishtet si spinaqi, zarzavatet si brokoli dhe arrorët parandalojnë oksidimin dhe prodhimin e radikaleve të lira, duke pakësuar rrezikun e mpiksjes së gjakut.

Kivi dhe specat e kuq përmbajnë fitoushqyes të rëndësishëm dhe enzima që kanë vlera në hollimin e gjakut dhe largimin e toksinave prej tij.

Ushqime të tjera të pasura me antioksidantë përfshijnë thjerrëzat, tërshërën dhe grurin.

Çaji jeshil

Çaji jeshil është një nga kurat më të mira natyrale kundër mpiksjes së gjakut falë përmbajtjes së lartë të antioksidantëve.

Çaji jeshil luan rol në zgjerimin e enëve të gjakut dhe prodhimin e lëndës së njohur si oksidi nitrik.

Vitamina C

Vitamina C është një antioksidant i fuqishëm që gjendet tek agrumet, kivi, barishtet etj.

Ushqimet e pasura me vitaminën C ndihmojnë në rimëkëmbjen e mureve të arterieve dhe garantojnë një shëndet optimal vaskular.

Çokollata e zezë

Një studim i publikuar në revistën e Shoqatës Amerikane për Zemrën nxorri në pah se çokollata e zezë përmirëson qarkullimin e gjakut, falë prodhimit të lëndëve të ndryshme kimike që zgjerojnë arteriet.

Speci djegës, çaji jeshil, xhenxhefili dhe hudhra janë ushqime të tjera që përmirësojnë qarkullimin e gjakut.

Aktiviteti fizik

Aktiviteti fizik është parësor në përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe kundër mpiksjes së tij.

Rëndësia e mëngjesit

Vlerësojeni mëngjesin. Zgjohuni herët. Niseni ditën me një vakt të mirë dhe të shëndetshëm dhe përfitoni të gjithë ushqyesit e nevojshëm.

Duhani vret

Duhani vret në mënyra të ndryshme. Një prej tyre është dëmi që ai shkakton në enët e gjakut dhe problemeve me qarkullimin e tij.

Stresi

Stresi prish balancat hormonale dhe çon në prodhimin e radikaleve të lira që krijojnë një efekt zinxhir në trup përfshirë mpiksjen e tij.

Pakësoni alkolin

Nëse dëshironi të përmirësoni qarkullimin e gjakut, kufizoni dozat e alkolit./AgroWeb.org