Lëngu i Kajsisë Perfekt për Tretjen, Zemrën dhe Aneminë

824 0

Kajsitë janë ndër frutat më të preferuara dhe të shëndetshme, ato njihen ndryshe si nektari i perëndive.

Ky furt i ëmbël është shumë i pasur në vitamina, fibër dhe minerale që mbrojnë shëndetin dhe ndihmojnë në rënien nga pesha.

Kajsitë mund të shijohen në mënyra të ndryshme, përfshirë duke u shtrydhur dhe prodhuar një lëng të mrekullueshëm, freskues dhe të mirë për tretjen.

Lëngu i Kajsisë Kundër Konstipacionit

Kajsitë janë shumë të pasura me fibër.

Lëngu i tyre ruan sasinë më të madhe të fibrës, ndryshe nga frutat e tjera.

Ky lëng është fantastik kundër konstipacionit dhe për përmirësimin e tretjes si pasojë e fibrës.

Lëngu i Kajsisë Për Zemrën

Kajsia përmban shumë vitaminë C e cila e mbron zemrën nga radikalet e lira.

Kaliumi nga ana tjetër qetëson enët e gjakut dhe ul tensionin e tij.

Fibra tek kajsia pastron enët e gjakut dhe ul nivelin e kolesterolit duke zbutur kështu presionin ndaj zemrës.

Lëngu i Kajsisë Kundër Anemisë

Kajsitë janë shumë të pasura me hekur dhe bakër.

Këto dy përbërës ndihmojnë në prodhimin e hemoglobinës dhe luftojnë simptomat e anemisë.

Lëngu i kajsisë e gjallëron organizmin dhe përmirëson metabolizmin.

I Mirë Për Shëndetin e Trurit

Ky lëng është shumë i pasur me magnez dhe fosfor.

Këto minerale janë të dobishme për funksionet e trurit, sidomos nëse konsumohen rregullisht.

Si Ta Përgatisni Lëngun e Kajsisë

Ky lëng mund të përgatitet në dy mënyra: në mikser ose duke i zier frutat

Prijini kajsitë në copa të vogla dhe kalojini në shtrydhëse.

Duke qenë se kajsitë nuk nxjerrin shumë lëng, ekspertët këshillojnë që lëngun e tyre ta kombinoni me lëng molle e cila nuk do të shuajë aromën dhe erën fantastike të kajsisë por do ta pasurojë lëngun.

Mënyra e dytë është që t’i zieni copat e kajsisë në ujë , të hiqni bërthamat dhe më pas me gjithë tulin e frutave ta hidhni lëngun në mikser.

Kësisoj ai do të jetë i trashë dhe kur të ftohet mund ta shoqëroni me akull për më shumë freski./AgroWeb.org