Dita Botërore Kundër Duhanit – Mënyrat Ideale për t’ia Dalë Mbanë

1.6k 0

Heqja dorë nga duhani mund të jetë një mision i vështirë, por kjo nuk do të thotë që është e pamundur. Data 31 maj i çdo viti shënohet si Dita Ndërkombëtare Kundër Duhanit për të ndihmuar me ndërgjegjësimin e popullatës së gjerë mbi efektet negative të saj.  Më poshtë do të lexoni disa këshilla të AgroWeb.org për t’i rezistuar këtij vesi të rrezikshëm.

Uji dhe Ushqimet

Pini ujë të ftohtë me pipëz.

Në këtë mënyrë do të zëvëndësoni refleksin thithës të cigares.

Për më tepër, kështu do të lehtësohet çlirimi i dopaminës, një substance që përmirëson humorin.

Ngrënia e racioneve të vogla e të shpeshta të ushqimit gjithashtu zbut dëshirën për cigare.

Zgjidhni barishte dhe perime që mos të shtoni në peshë.

Përmirësime Të Menjëhershme

Mbani shënime për ndryshimet që ndodhin në jetën tuaj: kursimi i parave, aroma më e mirë, ndjesia e kontrollit dhe energjia.

Larja e Dhëmbëve

Me lënien e duhanit, goja nuk do të mbajë më erë të keqe.

Lajini dhëmbët shpesh dhe nuk do të dëshironi të ndizni një cigare për të ndotur dhëmbët e pastër.

Mos Pini Alkol

Alkoli shkon shumë me duhanin dhe mund të luhasë dëshirën për vetëkontroll.

Qëndroni në vende ku nuk pihet duhan

Shkoni në kinema, bibleotekë apo bare ku nuk pihet duhan.

Këto vende të shpërqendrojnë nga dëshira.

Kujtohuni Për Arsyet Që Ju Shtynë Ta Lini Duhanin

Lërini shënime vetes që të kujtoheni për arsyet që ju shtynë të hiqni dorë nga ky vez.

Jini Aktivë

Aktiviteti fizik është një shpërqendrim mjaft i mirë nga dëshira për të pirë cigare.

Ecja është një alternativë por më pas mund të kryeni ushtrime dhe aktivitete të tjera.

Mbusheni Kalendarin

Në javët e para, mbusheni kalendarin me aktivitete ku duhet të merrni pjesë.

Bëni plane me miqtë dhe familjen.

Sa më të zënë të jeni aq më pak do të keni dëshirë të pini cigare.

Përtypuni

Në vend të cigares, përtypni një çamçakëz, karamele ose një karrotë.

Mbani diçka me vete gjatë gjithë kohës.

Kujdes Me Kafenë

Kafeina ju ndihmon të jeni më energjikë në shumicën e rasteve.

Por në rastet e lënies së cigares ajo ju bën të ndiheni me të tensionuar dhe të stresuar.

Mos Hiqni Dorë

Kur të keni kaluar dy javët e para, do të ndiheni shumë më mirë.

Por kujdes mos bini pre e tundimeve.

Edhe nëse bëni një gabim mos jini të ashpër me veten.

Qëndrojini zotimit tuaj. /AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.