Në të gjithë botën 1 në 3 gra dhe 1 në 5 burra preken nga ndonjë sëmundje e kockave apo lloje të artritit.

Kjo i bën gratë numrin më të madh të personave të prekur nga këto probleme.

Sipas ekspertëve tek gratë shëndeti i kockave mund të jetë shumë delikat për shkak të ndryshimeve që ndodhin në trup.

Ndër kockat që preken dhe dobësohen më shpejt janë ato të qafës, kyçeve dhe shtyllës kurrizore.

Kjo mund të shkaktojë dhimbje të vazhdueshme mesi, qafe, ndryshime në strukturën e trupit apo vështirësi në lëvizje.

Shkaktar për këtë dhimbje mund të jenë një mori arsyesh të cilat dëmtojnë përkohësisht ose përfundimisht kockat tuaja. Dy prej tyre janë: artriti dhe osteporoza.

Çfarë Është Artriti?

Artriti është një term që grupon më shumë se 100 sëmundje dhe çrregullime të ndryshme autoimunitare që shkaktojnë dhimbje, ngurtësim dhe enjtje të kyçeve dhe nyjeve.

Sëmundjet autoimunitare zakonisht kanë të bëjnë me një sistem imunitar që sulmon organizmin.

Një sulm i tillë kryhet nga rruazat e bardha të gjakut që në vend se të sulmojnë bakteret dhe infeksionet, godasin indet e shëndetshme rreth kyçeve

Format më të përhapura të artriti janë: osteoartriti, reumatizma dhe fibromialgjia.

Secila prej sëmundjeve në fjalë ka shenja dhe simptoma karakteristike por që në disa raste ndërthuren me njëra tjetrën.

Çfarë Është Osteoporoza? 

Osteoporoza është një sëmundje, simptomat e së cilës shfaqen atëherë kur është shumë vonë.

Kjo është një nga arsyet më të rëndësishme përse duhet të rrisni dozat e kalçiumit për të shmangur komplikimet në fazat e tjera të jetës.

Osteoporoza njihet si sëmundje e heshtur.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, dalëngadalë ajo gërryen kockat duke shkaktuar një dëm të pariparueshëm.

Dendësia kockore pakësohet ndjeshëm, ndërkohë që njeriu është i prirur të pësojë fraktura të shumta për shkak të brishtësisë së kockave.

Këto fraktura ndodhin kryesisht në kyçe dhe në ije.

Megjithatë, me ushqimet e duhura e sidomos të pasura me kalçium ju mund ta shmangni atë.

Shkaktarët e kësaj sëmundjeje janë: plakja, mbipesha, faktorët genetikë dhe nivelet e ulta të kalçiumit.

Gratë janë katër herë më të rrezikuara nga kjo sëmundje se burrat.

Cila Është Lidhja Mes Artritit Dhe Osteoporozës? 

Ekspertët e fushës thonë se këto dy sëmundje lidhen ngushtë me njëra tjetrën, sepse për bazë kanë inflamacionin i cili në mënyrë të pashmangshme kërcënon shëndetin e kockave.

Nga ana tjetër, njerëzit që marrin medikamente kundër artritit mund të përballen me një rrezik të shtuar të predispozitës së osteoporozës.

Steoridët janë disa medikamente që rekomandohen kundër artritit dhe reumatizmës të cilat hollojnë kockat, ndërsa ilaçe të tjera për mbrojtjen e stomakut mund të ulin përthithjen e kalçiumit, i cili është thelbësor për fortësinë dhe dendësinë e tyre./AgroWeb.org