Limoni I Gjelbër Apo I Verdhë – Cili Është Më Ushqyes?

1.9k 0

Ndryshimi më i dukshëm mes limonëve të gjelbër dhe atyre të verdhë është se këto të fundit janë më të mëdhenj në madhësi.

Por se cili prej tyre është më ushqyesi, AgroWeb.org ju fton ta mësoni më poshtë.

Cili është më ushqyesi?

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, vetëm 100g limonë të gjelbër ofrojnë më pak se 1g proteina, 10.5g karbohidrate dhe 2.8g fibra.

Përmbajtja e vitaminës C tek limonët e gjelbër është 32% e vlerës së rekomanduar ditore.

Në vetëm 100g, ju do të merrni gjithashtu sasi të vogla të vitaminës A, E, K, të kompleksit B, selenit, fosforit, magnezit, bakrit, kaliumit, kalciumit dhe hekurit.

Ndërsa në 100 gr limonë të verdhë ka 1.1 gr proteina dhe 9.3 gr karbohidrate, 2.8 prej të cilave fibra.

Limonët e verdhë përmbajnë 59 % të vlerës ditore të rekomanduar për vitaminë C dhe 5% vitaminë B6.

Për çdo 100g ata përmbajnë gjithashtu sasi të vogla të vitaminave A, E, vitaminat e kompleksit B, bakër, zink, kalcium, hekur, kalium, magnez dhe mangan.

Siç mund ta shihni, nuk ka shumë ndryshime midis llojeve pasi të dyja këto agrume kanë përafërsisht të njëjtat sasi karbohidratesh, fibrash dhe proteinash.

Të dyja janë të pasura me acid askorbik dhe kanë një sasi të vogël të lëndëve të tjera ushqyese.

Por nëse po i krahasoni sepse dëshironi të merrni mjaftueshëm acid askorbik, ndoshta ju duhet të konsumoni limon të verdhë.

Gjithashtu duhet të dini se përmbajtja e vitaminës C tek limonët e gjelbër është sa gjysma e përmbajtjes së vitaminës C tek të verdhët.

Si t’i përdorni?

Edhe pse ndryshojnë në aromë, shije dhe pamje, të dy llojet janë mjaft të ngjashëm nga ana ushqyese.

Pavarësisht këtyre dallimeve dhe ngjashmërive, ju mund t’i përdorni të dy si përbërës në një shumëllojshmëri ushqimesh dhe pijesh.

Të tilla mund të jenë koktejet, lëngjet, ëmbëlsirat, mund t’i përdormni për të marinuar por edhe për turshitë.

Ju gjithashtu mund të përdorni lëkurën e tyre për t’i dhënë ujit më shumë aromë.

AgroWeb.org rekomandon ngrirjen dhe përdorimin e tyre në vend të kubeve të akullit ose shtrydhjen e tyre në çaj.

Sipas studimeve, këto agrume janë gjithashtu të pasura me flavonoide, që veprojnë si antioksidantë.

Këto lëndë ushqyese nuk gjenden vetëm në lëngun e frutave, por edhe në lëkurën e tyre.

Edhe pse ndajnë pothuajse të njëjtat cilësi dhe përfitime, ato kanë gjithashtu të njëjtat anë negative.

Të dyja këto agrume janë shumë acide dhe përmbajtja e lartë e acidit në agrumet si limoni mund të dëmtojë smaltin e dhëmbëve.

Për fat të mirë, shumica e njerëzve nuk janë të interesuar të pinë lëng limoni të pastër.

Dhe për sa kohë që e holloni lëngun e tyre dhe i kujdeseni për dhëmbët rregullisht, nuk duhet të keni probleme./AgroWeb.org