Llixhat e Sarandoporit – Vaskat Natyrale Plot Vlera

3.1k 0

Llixhat e Sarandoporit dhjetë minuta larg Leskovikut, janë populluar në fundjavë nga të rinj dhe turistë të ndryshëm.

Me dy burime të mëdha dhe 40 burime të vegjël me vlera kurative, peizazhin e bukur, mund të bëhet edhe plazh në brigjet e Vjosës dhe ka vlera shumë të veçanta. Pavarësisht infrastrukturës është goxha i vizitueshëm dhe i frekuentuar, kryesisht në periudhën e verës.

Vlerat kurative janë të padiskutueshme sepse shërojnë, kurojnë sëmundje të brendshme, të ekzemave, të lëkurës dhe më e rëndësishmja, kur ngrohet artificialisht uji nëpër vaska në temperaturën 36 gradë, atëherë ka një veprim maksimal dhe çudibërës për sëmundjet e reumatizmale, deformimit të eshtrave dhe me radhë. Është një ujë që del shumë i pastër dhe duke i pirë njëkohësisht shërben shumë për sëmundjet e ulçerës, verdhëzës, ato të mëlçisë, aparatit tretës e të tjera.

Përfaqësues nga Ministria e Turizmit pranojnë problematikën e infrastrukturës.

“Në fakt lidhur me infrastrukturën dhe ne e kemi të njëjtin shqetësim, mendojmë që do të ketë ndërhyrje, për momentin ministria është duke punuar dhe duke marrë masa që të promovojnë pika me rëndësi të tilla turistike. Në vazhdimësi i mbetet vendimmarrësve për të vendosur një gjë të tillë”, thotë Shpresa Mezini.

Llixhat e Sarandoporit janë të njohura edhe për faktin se janë vizituar edhe nga figura e njohur siç ishte Lord Bajroni.