Narden me Shegë – Receta për Shëndet, Shije dhe Gosti

2.2k 0

Ka shumë mënyra fantastike për të përgatitur ëmbëlsira me shegë, por si ajo me narden nuk ka të dytë. 

Ai përgatitet në formën e shurupit, pak i trashë dhe me një shije fantastike që të përfshin tërësisht.

I përgatitur me mjeshtëri nga duart e amvisave shqiptare.

Krahas shijes unike të tij, nardeni është përdorur nga nënat dhe gjyshet shqiptare edhe si një shurup kurativ ndaj të ftohtit dhe komplikacioneve që sjell ai, si dhimbjet e fytit, kolla, bllokimi i frymëmarrjes etj.

Shegët janë të pasura me antioksidantë dhe kanë një aromë dhe shije karakteristike dhe të fortë.

Ato janë fruta ideale për përgatitjen e nardenit, i cili serviret duke shoqëruar ëmbëlsira dhe ushqime pikante.

Nardeni i shegës përgatitet shumë shpejt dhe thjeshtë. Ai është një dhuratë perfekte që mund t’u dhurohet të afërmve ose miqve në raste të veçanta.

Nardeni me shegë ka një shije të ëmbël dhe pak të athët.

Ai përgatitet bëhen kryesisht nga lëngu i shegës dhe preferohen nga njerëzit që duan shtresa të ëmbla dhe të njëtrajtshme pa copa frutash në brendësi.

Megjithatë, fakti që receta me narden të shegës nuk përmban kokrrat magjike të saj, nuk do të thotë se shija lë për të dëshiruar.

Nardenin e shegës mund ta përgatisni në kuzhinën tuaj, ashtu siç mund të përgatisni ëmbëlsira dhe reçel frutash.

Nxjerrja e kokrrave të shegës, mund të quhet si pjesa më e vështirë e gjithë procesit të përgatitjes së prevedesë, megjithatë ekspertët e AgroWeb.org janë të mendimit se pas rezultatit përfundimtar do të harroni çdo vështirësi.

Nardenin mund ta konsumoni me bukë të thekur ose ta përfshini në receta të tjera të ëmbla dhe jo vetëm.

Si të përgatisni nardenin e shegës në shtëpi

Çfarë ju nevojitet 

3 gota e gjysëm me lëng shege (përdorni 5 shegë të mëdha)

Gjysëm luge çaji me gjalpë ose margarinë

1 pako me pektinë frutash (e gjeni në supermarkete) ose lëngun e dy kokrra limonave

2-3 filxhanë sheqer

Përgatitja

Lajini kavanozët dhe kapakët me detergjent enësh ose sapun dhe shpëlajini mirë.

Vendosini më pas në një tenxhere të madhe të mbushur në gjysmë me ujë të nxehtë.

Lërini të qëndrojnë aty deri sa të jenë gati për përdorim dhe kujdesuni që t’i thani mirë përpara se t’i mbushni.

Shegët duhet t’i prisni në gjysmë horizontalisht.

Merrni një shtrydhëse limoni ose portokalli dhe shtrydhini gjysmat e shegëve një e nga një.

Merrni napa pambuku të mëdha.

Palosini duke krijuar një shtresë të trashë dhe hidheni lëngun në të.

Lidhini cepat e napës me njëra tjetrën dhe vareni në një vend të kullojë.

Poshtë napës, vendosni një enë të madhe.

Herë pas here shtrydheni napën që të stimuloni nxjerrjen e lëngut.

Sasia e përftuar duhet të jetë patjetër 3 gota e gjysmë.

Në një tenxhere, përzieni pektinën ose lëngun e limonit me lëngun e shegës.

Shtoni gjalpin që të shmangni formimin e shkumës dhe më pas lërini të ziejnë në një temperaturë të lartë.

Përziejeni vazhdimisht.

Shtoni sheqerin dhe vazhdoni zierjen edhe për një minutë tjetër duke mos reshtur së përzieri.

Hiqeni tenxheren nga zjarri dhe largoni shkumën e formuar në sipërfaqe me një lugë metalike.

Lëngun hidheni menjëherë në kavanozë duke lënë një hapësirë të pambushur në sipërfaqe.

Mbyllini me kapak dhe shtrëngojini fort që të garantoni një mbyllje hermetike.

Më pas kavanozët futini në një tenxhere të madhe me ujë të valuar.

Kavanozët duhet të jenë të mbuluar plotësisht me ujë dhe të ziejnë për 5 minuta.

Më pas hiqini nga tenxherja dhe vendosini mbi një peshqir ku mund të ftohen plotësisht.

Pasi të jenë ftohur, kontrolloni kapakët nëse janë mbyllur mirë duke prekur me gisht në mes të tyre.

Nëse kapakët janë të ndjeshëm ndaj prekjes, atëherë ato nuk janë puthitur mirë dhe është e nevojshme ruajtja në frigorifer./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.