Puçrrat që dalin në mjekër lidhen drejtpërdrejt me hormonet, pubertetin dhe ciklin menstrual.

Pavarësisht këtyre faktorëve, shumë personave u shfaqen puçrrat në mjekër në çdo moshë.

Zakonisht puçrrat formohen pasi yndyra e prodhuar nga lëkura bllokon papastërtitë apo bakteret tek poret e lëkurës.

AgroWeb.org ju tregon çfarë të bëni për të parandaluar formimin e tyre si dhe trajtimin.

Shkaqet e Formimit Të Puçrrave Në Mjekër

Puçrrat në mjekër janë po njësoj si puçrrat që formohen edhe në pjesë të tjera të fytyrës apo trupit.

Zakonisht më të prekurit ndaj këtij problemi janë femrat dhe adoleshentëve.

Ato krijohen kur bakteret apo papastërtitë bllokohen në poret e lëkurës duke e acaruar lëkurën.

Por një nga shkaktarët kryesor është çrregullimi i hormoneve. Diçka e tillë është më e zakonshme tek femrat dhe adoleshentët.

Në disa raste puçrrat në këtë zonë shfaqen dhe nga stresi apo depresioni.

Si Të Trajtoni Puçrrat e Mjekrës

Rutina e larjes së fytyrës është një nga hapat më të rëndësishme të trajtimit të puçrrave.

Mund të përdorni akull në vendin ku po formohet puçrra dhe ta mbani aty për pesë minuta.

Duhet të shmangni acarimin e tyre të më tejshëm, prandaj nuk duhet t’i shtrydhni.

GJithashtu mund të lyeni me aloe vera zonën ku ju dalin puçrrat.

Edhe kremrat të cilat mund t’i merrni në farmaci apo tek dermatologu.

Si t’i Parandaloni Krijimin e Puçrrave

Filloni të pini vitaminën C pasi ajo ndihmon në balancimin e hormoneve.

Shmangni ushqimet e procesuara dhe ato që kanë shumë yndyrë dhe ato me sheqer.

Si dhe mundohuni që të trajtoni stresin, i cili ndikon në ekuilibrat e stresit.

Mos e prekni fytyrën shpesh me duar, pasi ato janë në kontakt me objekte të ndryshme.

Më e rëndësishmja mos harroni të vendosni krem mbrojtës nga rrezet e diellit./AgroWeb.org