Një ndër sëmundjet më të përhapura të globit pa dyshim që është diabeti.

Shifrat e personave të prekur me të janë rritur thuajse si një epidemi gripi të zakonshëm e sezonal.

Gjithsesi efektet anësore dhe simptomat e sëmundjes janë afatgjata, kronike dhe të rrezikshme.

Përtej shumë dëmeve që shkakton në organizëm, diabeti rrit presionin e gjakut dhe dëmton nervat e trupit.

Kjo çon në probleme me tretjen dhe shëndetin e mirë të stomakut apo konstipacionit.

Në këtë artikull të AgroWeb.org, do të flasim pikërisht për këtë lidhje të ngushtë mes sëmundjes dhe stomakut dhe se si mund ta parandaloni.

Lidhja mes Diabetit dhe Konstipacionit

Në një studim të vitit 2017 të cilit i referohet AgroWeb.org, ekspertët tregojnë se rreth 60% e personave me diabet vuajnë edhe nga konstipacioni.

Kjo mund të kthehet në një gjendje kronike që trupi e përsërit shpesh, pasi dëmtohen disa nerva në trup të cilat janë përgjegjëse edhe për funksionimin e mirë të sistemit tretës.

Dëmtimi i nervave nga diabeti, dëmton edhe nervin vagus që është përgjegjës për lëvizjen e ushqimit nëpër traktin tretës.

Kur kjo ndodh përjetohet edhe konstipacioni ose një gjendje tjetër e quajtur gastropareza e cila është e ngjashme me gastritin.

Të dyja shkaktojnë probleme të stomakut dhe vështirësi të mëdha në tretje.

Përtej këtyre, shkaqe të tjera mund të jenë ilaçet e forta kundër diabetit ose dietat jo të balancuara dhe të jo shëndetshme.

Simptomat

Dëmtimi i nervave mund të shkaktojë konstipacion ose diarreja, prandaj duhet të jeni të vëmendshëm me simptomat dhe sinjalet që trupi jep.

Nëse ndjeni disa ose të gjitha simptomat e mëposhtme teksa vuani nga diabeti, me shumë mundësi nervat e dëmtuar po jua shkaktojnë këtë.

Fryrje e barkut

Fryrje e stomakut

Konstipacion

Dhimbje mesi

Temperaturë

Të vjella

Dhimbje barku

Nëse ndjeni ndonjë apo të gjitha këto simptoma, atëherë konsultohuni me nje mjek për të marrë këshillat e duhura.

Si ta Parandaloni në Shtëpi

Gjithsesi mund të të merrni disa masa menjëherë në shtëpitë tuaja për të parandaluar probleme të këtij lloji.

Pini shumë ujë

Konsumoni shumë ushqime me fibra

Këtu futen si bananet, portokalli, mollët, brokoli, spinaqi, bishtajorët, drithërat apo arrorët.

Merruni me aktivitet fizik

Këto hapa do t’ju ndihmojnë që gradualisht të kaloni gjendjen e konstipacionit dhe do të promovojnë tretjen e mirë të stomakut.

Nëse simptomat vazhdojnë më shumë se 24 orë atëherë këshillohuni menjëherë me një mjek./AgroWeb.org