Ndoshta është hera e parë që haseni me atë që quhet mosfunksionim kognitiv postoperativ (POCD). Ky term përshkruan rënien e aftësive njohëse pas një operacioni.

Që në vitin 1887, janë botuar artikuj që përshkruanin rastet e delirit pas operacioneve me anestezi.

Vetëm një shekull më vonë, shkencëtarët drejtuan vëmendjen tek pacientët që shfaqën një rënie të kujtesës dhe përqendrimit pas një operacioni.

Kjo ndodhi kur rastet pësuan një rritje tek individët mbi 65 vjeç, të cilët iu nënshtruan një operacioni i cili përfshinte anestezinë.

Çfarë tregojnë studimet?

Në 20 vitet e fundit, studimet kanë treguar se simptomat e POCD mund të ndikojnë në gjithçka. Duke filluar nga kujtesa, vëmendja, gjykimi dhe perceptimi.

Personat më të rrezikuar janë ata me sëmundje ekzistuese. Të cilët kanë edhe më tepër vështirësi në kryerjen e aktiviteteve të zakonshme.

Vlerësimet ku AgroWeb.org bazohet, sugjerojnë se kjo mund të ndodhë në 50-80% të rasteve pas opreacionit, 20-50% në gjashtë javët e para dhe 10-30% në gjashtë muaj pas operacionit.

Vitet e fundit, ky fenomen ka tërhequr edhe vëmendjen e studiuesve të Alzheimerit.

Ata janë të intriguar për të parë nëse kjo mund të përshpejtojë përkeqësimin e demencës në disa raste.

Ekspertët thotë se njerëzit që tashmë kanë dëmtime të aftësive njohëse, janë veçanërisht të rrezikuar nga operimet.

“Shumë prej nesh kanë qenë dëmshitarë në rastet kur një i moshuar i familjes ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale dhe pas kësaj nuk ka qënë më i njëjti person”, thonë hulumtuesit e sondazhit.

Shkaku i këtij fenomeni mbetet ende një mister. Disa e drejtojnë gishtin tek anestezia me thithje, forma më e përdorur e anestezisë së përgjithshme.

Por kjo është eksperimentuar vetëm tek kafshët dhe rezultati tek njerëzit mund të mos jetë i ngjashëm.

Shumë shkencëtarë kanë vënë në dukje edhe mundësinë që këto simptoma të lindin nga reagimi i trupit ndaj vetë operacionit.

Operacionet e mëdha krijojnë një stufi inflamacioni si përgjigje ndaj dëmtimit akut, duke prekur kështu rajone të ndryshme në tru.

Por nuk janë vetëm pacientët e moshuar ata që janë më të rrezikuar nga kjo gjendje.

E njëjta gjë mund të ndodhë edhe tek fëmijët, truri i të cilëve është ende në zhvillim.

Kjo është më e mundur nëse ata i janë nënshtruar disa operacioneve me anestezi të përgjithshme.

Por deri më tani ka qenë e vështirë për shkencëtarët të vërtetojnë një lidhje të drejtpërdrejtë midis anestezisë dhe dëmtimit të trurit që është ende zhvillim.

Për momentin hulumtuesit po kërkojnë mënyra për të identifikuar pacientët më të rrezikuar.

Për ta një gjë është e qartë, edhe kur operacioni ka përfunduar, rreziqet janë ende të pranishme.

Pavarësisht nëse është anestezia, trauma e operacionit ose efektet e sëmundjes akute, truri i njerëzve e ka të vështirë rikuprimin pas operacioneve./AgroWeb.org