Zemra është një organ për të cilin duhet të kujdessesh në çdo moshë.

Fundja nuk je kurrë shumë e re apo shumë e moshuar për të treguar kujdes me të.

Parandalimi i sëmundjeve të zemrës, falë zgjedhjeve të mençura në jetë, do të jetë masa më shpërblyese që mund të merrni për veten.

Mungesa e aktivitetit fizik, ushqyerja e keqe dhe vese të tjera mund të shkaktojnë dëme afatgjatë në zemrën tuaj të vetme.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për hapat e thjeshtë që mund të merrni në çdo moshë për mbrojtjen e shëndetit të zemrës.

Të Njëzetat

Mbrojtja e zemrës duhet të fillojë që në të njëzetat.

Gjithçka që bëni e që nuk bëni në këtë moshë do të lërë pasoja afatgjata.

Në këtë moshë duhet të siguroheni që:

  • Të kryeni analiza dhe kontrolle të rregullta mjekësore për shëndetin e zemrës,
  • Të mbani nën kontroll nivelin e sheqerit në gjak,
  • Të kryeni aktivitet fizik
  • Të mos pini duhan.

Të Tridhjetat

Në këtë moshë, shumë njerëz nuk kanë kohë të shqetësohen për zemrën dhe shëndetin duke e marrë kështu të mirëqenë.

Ajo që mund të bëni në këtë moshë është:

  • Të ndiqni një regjim ushqimor të shëndetshëm për zemrën,
  • Të kaloni më pak kohë në divan e më shumë kohë në lëvizje,
  • Të informoheni për historikun familjar të sëmundshmërisë dhe të njiheni me faktorët e rrezikut.
  • Të mos pini duhan
  • Të tregoni shumë kujdes me stresin.

Të Dyzetat

Nëse deri më tani nuk jeni shqetësuar për zemrën dijeni që siç thotë populli “ më mirë vonë se kurrë.”

Nuk jeni vonë për të bërë zgjedhje të shëndetshme dhe ndryshime në stilin e jetesës.

  • Kujdesuni për peshën dhe metabolizmin që ngadalësohet në këtë moshë.
  • Kontrolloni nivelin e sheqernave në gjak.
  • Shkoni në palestër ose kryeni më shumë aktivitet fizik,
  • Kujdesuni për gjumin dhe jini të vëmendshëm ndaj gërrhitjes. Kjo mund të tregojë probleme me frymëmarrjen dhe të kontribuojë në rritjen e tensionit dhe problemeve me zemrën.

Të Pesëdhjetat

Kapërcimi i këtij pragu ka një ndikim të fortë në shëndetin e zemrës.

Gjasat janë që në këtë moshë të jeni prekur nga tensioni i gjakut, kolesteroli i lartë, ose diabeti, të cilat rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Në këtë moshë ju duhet të:

  • Ushqeheni shëndetshëm,
  • Informoheni mirë për shenjat paralajmëruese të atakut në zemër dhe ishemisë,
  • Kujdesuni të merrni ilaçet me përpikmëri,
  • Të mos pini duhan,
  • Të kryeni aktivitet fizik

Mbi të Gjashtëdhjetat

Në këtë moshë rreziku i sëmundjeve të zemrës është më i lartë.

Ndaj, njerëzit duhet të tregohen të kujdesshëm dhe të përpiktë me analizat mjekësore dhe medikamentet.

Njerëzit duhet të:

  • Kujdesen për peshën,
  • Të ushqehen shëndetshëm,
  • Të pijnë ujë mjaftueshëm,
  • Të kryejnë aktivitet fizik.
  • Të informohen për  shenjat paralajmëruese të atakut në zemër dhe ishemisë,

Kjo e fundit është shumë e rëndësishme dhe mund të shpëtojë jetë./AgroWeb.org