Për ju që e shijoni pa masë ushqimin dhe pijet, periudhat e festave përkthehen me siguri edhe në kilogramë të tepërt.

I gjithë misioni më pas është të humbisni çfarë keni shtuar me një sërë mënyrash.

Ka me qindra receta, këshilla dhe mënyra se si mund ta bëni këtë, por sekreti qëndron tek marrja e vitaminave dhe minraleve të duhura.

Edhe për të rënë në peshë është e rëndësishme që gjithnjë të merrni sasinë e duhur të ushqimit.

Në këtë artikull AgroWeb.org ju këshillon të ndiqni regjimin pastrues një ditor i cili përveçse ju ndihmon të largoni peshën e tepërt, largon edhe toksinat nga trupi juaj.

Dieta e duhur pas festave

Në të vërtetë kjo nuk është një dietë e mirfilltë, por një mënyrë e shpejtë dhe e shëndetshme për të larguar çdo ushqim të tepërt që keni ngrënë gjatë këtyre festave.

Si fillim sapo të zgjoheni konsumoni 500 ml ujë që janë 2 gota të zakonshme uji, këtë bëjeni për çdo vakt që do të hani gjatë ditës.

Uji është një mënyrë shumë e mirë për të nxjerrë jashtë trupit çdo toksinë dhe ju mban në formë.

Kur të përgatisni vaktet për gjatë ditës mbani në mend që është e rëndësishme të zgjidhni ushqime të pasura me kalium si salmoni, ton peshku, fasulet, avokado, domate, kërpudha dhe perime e barishte jeshile.

Këtë dietë ju mund ta zgjasni deri në tre ditë duke shtuar pak oriz ose grurë në vaktet tuaja.

Mëposhtë do ju shpjegojmë të gjithë mënyrën e përgatitjes së vakteve për detoksin një ditor.

Mëngjesi

Filloni me dy vezë të ziera, të rrahura apo të skuqura me vaj ulliri dhe me një frut apo perim shoqërues.

Zgjidhni një domate, disa feta portokalli apo disa kokrra boronica.

Dreka

Gjatë drekës mos i limitoni sallatat e ndryshme, barishtet dhe perimet jëshile.

Veçanërisht spinaqin, kastravecët, brokolin, por edhe domatet.

Të gjithë këto perime mund t’i kombinoni me fasule ose ton peshku dhe erëza sipas dëshirës.

Pasdite

Shijoni një miks yndrynash të shëndetshme, proteinahs dhe fibrash.

Për këtë kombinim zgjidhja e duhur do të ishte kosi i frutave i bërë në shtëpi.

Në një gotë kos, shtoni arrorë dhe fruta pylli dhe konsumojini në mes të vakteve.

Një tjetër aletrnativë është të shijoni një mollë.

Darka

Në darkë këshillohet salmoni me perime.

Ju duhen 450 gr salmon, 2 feta limon, 10 shkopa shparg, 2 domate në feta me vaj ulliri dhe pak rigon

Fileton e salmonit vendoseni në një tavë të shtuar me letër pjekje, bashkë me shpargun dhe limonët.

Spërkatni me vaj ulliri të gjithë tavën dhe piqeni në temperaturën 200 gradë për 12 -15 minuta.

Nëse ju pëlqejnë ushqimet pak më krokante lëreni edhe 2-3 minuta më shumë.

Ndiqeni këtë dietë për një ditë duke zgjedhur porcione të vogla dhe do të merrni të gjithë sasinë e nevojshme të proteinave dhe vitaminave.

Gjithashtu do të ndiheni më të çliruar nga ndjesia e ngopjes së tepërt./AgroWeb.org