Melatonina është një hormon që trupi juaj e prodhon natyralisht.

Është përgjegjës për qetësimin e trurit dhe për përmirësimin e gjumit.

Kur është errësirë trupi juaj prodhon melatoninë që ju ndihmon të flini gjumë të qetë.

Gjatë ditës prodhimi i melatoninës bie duke ulur edhe ndjenjën e qetësisë.

Për shumë vite melatonina është përdorur si një suplemet për të rregulluar problemet me pagjumësinë.

Ekspertët së fundi e rekomandojnë melatoninën edhe si një formë e luftimit të ankthin.

Studime të tjera, të cilave u referohet AgroWeb.org e paraqesin melatoninën si një mënyrë që e lufton ankthin nëpërmjet nxitjes së gjumit të qetë.

Një studim i vitit 2018 tregoi se përdorimi i melatoninës tek një grup njerëzish para se të futeshin në sallën e operimit dha rezultate shumë më qetësuese se ilaçet e zakonshme.

Mungesa e melatoninës në trup ka efekte anësore të cilat lidhen me sjelljet që një person ka gjatë ditës.

Këtu përfshihet lodhja, irritimet, ankthi dhe pagjumësia.

Si të përdorni melatoninën kundra ankthit

Suplementet e melatoninës mund t’i merrni në tableta apo t’i përfitoni në mënyrë natyrale.

AgroWeb.org ju sugjeron që të përdorni gjithnjë mënyrën natyrale të zëvëndësismit të suplementeve.

Duke qënë se marrja në tableta e tyre mund të shkaktojë efekte anësore, si dhimbje koke apo marrje mëndsh.

Në rastet kur mjeku nuk ju ka këshilluar ndryshe, mund të përmirësoni ditët tuaja me anë të këtyre ushqimeve.

Ushqimet ku mund të gjeni melatoninën

Mjalti

Bananet

Misri

Oriz

Xhinxher

Domate

Vezët

Qumështi

Mishi i pulës

Këto ushqime do t’ju ndihmojnë në qetësimin e trupit dhe mendjes.

Ju mund t’i përdorni para se të shkoni të flini apo edhe gjatë ditës si një mënyrë për të prodhuar melatoninën, hormonin  e qetësisë në trup./AgroWeb.org