Bajamet janë një ushqim mjaft i dashur e i preferuar.

Mund t’i kombinoni me çdo gjë dhe t’i konsumoni në çdo kohë të ditës.

Në fakt kjo është e vërtetë për thuajse të gjithë arrorët apo farat e ngjashme me to.

Përtej shijes së mirë, bajamet janë të pasura me omega-3 që ndihmon trurin dhe të gjithë organizmin për më shumë shëndet.

Me siguri jeni mësuar t’i konsumoni edhe ju herë pas here, por a e dinit se duhet t’i lani para se t’i konsumoni?

Mësoni gjithçka që duhet të dini në këtë artikull dhe ndiqni këshillat e AgroWeb.org.

Përse duhen larë bajamet e freskëta?

Siç përmendëm edhe më lart, bajamet janë të shkëlqyera si një shije ashtu dhe në vlera, por duhet të bëni kujdes.

Konsumimi i bajameve të papërpunuara mund t’ju shkaktojë efekte anësore në sotmak dhe probleme me tretjen.

Arrorët në format e tyre të papërpunuara, pra të pa pjekura apo të kaluar në procese të tjera, përmbajnë sasi të konsiderueshme të acidit fitik i cili është një lloj fosfori.

Ky acid shërben për t’i mbrojtur farat e pemëve të arroëve nga shpendët dhe grabitqarët në mënyrë që të mbijnë e të rriten të sigurta.

Ndëryshe nga kafshët, njerëzve ju mungon aftësia për t’i tretur këto enzima të dëmshme.

Duke lënë më pas që acidi fitik  të bashkohet në trup me minerale si kalciumi, magnezi, hekuri apo ziku të cilat janë jetësore dhe gjenden kryesisht në organet e tretjes.

I gjithë ky proces ndalon tretjen dhe përpunimin e mirë të ushqimeve dhe mund të shkaktojë problem me barkun dhe traktin gastrointestinal.

Për fat të mirë egziston mënyra e duhur se si ta largoni këtë acid nga arroët tuaj apo edhe bishtajorët të cilët e përmbajnë.

Mjafton t’i zhysni ato në ujë me kripë në mënyrë që të neutralizoni acidin fitik dhe enzimat e dëmshme për stomakun.

Ky proces nuk ndikon aspak në vlerat e bajameve apo arrorëve të tjerë të cilat janë të nevojshme për organizmin.

A duhet ta bëjnë të gjithë?

Personat me një sistem tretës shumë të shëndetshëm, zakonsiht nuk kanë asnjë problem edhe pas konsumimit të menjëhershëm të këtyre arrorëve.

Megjithatë të tjerët që kanë një stomak me delikat apo vuajnë nga problemet e tretjes dhe të tjera të këtij lloji këshillohet që ta ndjekin këtë praktikë.

Në këtë mënyrë do ta keni më të lehtë tretjen e bajameve dhe do të mbani larg enzimat e dëmshme.

Si t’i lani dhe piqni

Larja e bajameve me ujë deti dhe lënia e tyre në diell për disa orë është një paktikë e njohur për shumë tradita.

E ngjashme është edhe kjo që do ju shpjegojmë në vijim të këtij artikulli nga AgroWeb.org.

Nuk ka rëndësi se çfarë arrori keni zgjedhur, metoda është e njejtë për të gjithë.

Si fillim vendosni 4 gota me bajame të freskëta në një enë të thellë.

Në të shtoni ujë derisa bajamet të jenë plotësisht të mbuluara nga uji dhe përzieni 1-2 lugë gjelle kripë të trashë.

Mbulojeni enën me një kapak dhe lëreni në temperaturë ambinti për 7 orë ose përgjatë natës.

Pas këtij procesi shpëlajini me ujë të bollshëm dhe në fund thajini në furrë në temperaturën 65 gradë C.

Ky proces do të zgjasë nga 12 deri në 14 orë për pjekje sa më të mirë.

Po bajamet e pjekura a duhen larë?

Bajamet e pjekura e të gatshme që mund të gjeni në dyqane e supermarket janë të sigurta për konsum nga kjo anë.

Ato nuk përmbajnë enzima të dëmshme për stomakun apo acide.

Megjithatë nuk mund të themi se janë alternative më  e shëndetshme duke qenë se përmbajnë vajra të shtuar, shumë kripë dhe përbërës të tjerë./AgroWeb.org