Me kalimin e moshës, sistemi imunitar i njeriut humbet efikasitetin e tij në luftimin e infeksioneve dhe në reagimin ndaj vaksinave.

Përpos kësaj, një imunitet i plakur ka lidhje të drejtpërdrejtë me inflamacionin kronik.

Inflamacioni është pjesë e reagimit normal të imunitetit për rikuperimin, dhe në shumë raste shërben për të na mbajtur të sigurt nga infeksionet bakteriale dhe virale dhe agjentët e dëmshëm të mjedisit.

Megjithatë kjo vlen deri në një pikë të caktuar.  Kur inflamacioni bëhet kronik, ai mund të bëhet i dëmshëm dhe shkatërrues, thonë ekspertët.

Sipas tyre, inflamacioni kronik  rrit rrezikun e pothuajse të gjitha sëmundjeve që lidhen ngushtë me moshën e tretë.

Reagimi Imunitar Dhe Plakja

Pas një infeksioni apo lëndimi, imuniteti i një të riu është shumë efikas në luftimin e inflamacionit të dëmshëm.

Efikasiteti është ndjeshëm në rënie në trupin e një të moshuari.

Humbja e efikasitetit të imunitetit ndodh si pasojë e akumulimit të qelizave të plakura e të përgjumura të imunitetit.

Të gjitha qelizat kanë një jetëgjatësi të programuar përmes së cilës ata sintetizohen, shumohen dhe përfundimisht i nënshtrohen apoptozës (vdekjes së qelizës) kur ato nuk janë më funksionale.

Disa prej tyre gjenden në fund dhe në fillim të kromozomeve, që përbëhen nga protein dhe një molekulë e vetme e informacionit tonë genetik ose ADN-ja.

Qelizat në fundin e çdo kromozomi luajnë të njëjtin funksion si copëzat plastike ose metalike në fund të lidhëses së këpucëve.

Këto qeliza janë shumë të rëndësishme sepse pengojnë ngjitjen dhe humbjen e kromozomeve por nga ana tjetër shkurtohen dhe zvogëlohen gjithnjë e më shumë deri sa vdesin.

Nga ana tjetër, këto qeliza të plakura prodhojnë disa molekula sinjalizuese imunitare, që në sasi të larta, rrisin rrezikun e sëmundjeve të rrezikshme dhe të vdekjes së parakohshme tek të moshuarit.

Si Të Rimëkëmbni Imunitetin Tuaj

Plakja është e paevitueshme, megjithatë ka disa ndryshime në stilin e jetesës që na ndihmojnë të kemi shëndet edhe në moshë të thyer.

Aktiviteti fizik, ndjekja e një regjimi ushqimor Mesdhetar dhe kujdesi për peshën janë hapat kryesorë për një imunitet të plakur por më të fortë./AgroWeb.org