Ekzema është një nga sëmundjet më të përhapura të lëkurës e cila prek 1 në 10 persona përgjatë jetës.

E quajtur ndryshe dermatiti atopik, kjo sëmundje irriton lëkurën, shkakton tharje, skuqje dhe kruajtje të vazhdueshme.

Duke qenë se prek çdo pjesë të trupit, edhe skalpi i kokës nuk mbetet jashtë nga simptomat e kësaj sëmundje.

Problemi me ekzemën në skalp është se shpesh nuk trajtiohet për shkak se mund ta ngatërroni me zbokthin e thjeshtë.

Si ta dalloni?

Kjo sëmundje përhapet në zonën e sipërme të kokës tuaj edhe pse kjo nuk ndodh shumë shpesh.

Dermatiti atopik shkakton skuqje dhe kruarje të kokës si pasojë e një miski mes gjenetikës dhe faktorëve të jashtëm mjedisorë.

Kjo e bën lëkurën e kokës tuaj shumë të ndjeshme dhe më të prirur për të marrë infeksione.

Disa nga simptomat më të shpeshta që shkakton kjo sëmundje janë nevoja për të kruajtur kokën vazhdimisht, skuqja e pjesës së irrituar, rënia e lëkurës në copa të mëdha.

Ndonjëherë kjo lloj ekzeme mund të shkaktojë edhe rënie flokësh për një periudhë kohore.

Zbokthi nga ana tjetër është një simptomë inflamatore që zakonisht përhapet në zonën e poshtëme të kokës apo në pjesën e pasme të saj.

Arsyet për shfaqjen e zbokthit në kokë janë kryesisht të jashtëme dhe nuk krjojnë simptoma aq shqetësuese sa ekzema.

Çfarë e shkakton ekzemën e kokë?

Siç përmendëm edhe mësipër dermatitis i skalpit mund të shkaktohet s inga faktorët gjenetik ashtu dhe ata të jashtëm.

Nëse një nga prindërit tuaj vuan nga ekzema ka shumë mundësi që edhe ju ta zhvilloni e ta përhapni në trupin tuaj.

Gjithashtu personat të cilët vuajnë nga alergjitë edhe astma kanë shumë mundësi të zhvillojnë edhe këtë lloj dermatitis pasi sipas mjekëve këto smëundje janë të lidhur bashkë.

Nëse kjo sëmundje është e shpehtë dhe prek pjesë të mëdha të trupit tuaj, me siguri që mund ta zhvilloni edhe në pjesën e skalpit të kokës.

Si mund ta trajtoni?

Si fillimi bëni kujdes që të evidentoni me kujdes se nga cila sëmujde lëkurë vuani.

Këtë mund ta bëjë një mjek dermatology ose më anë të analizave të veçanta.

Më pas merrni një trajtim të posaçëm për të larguar irritimin nga skalpi juaj.

Trajtimet kundër ekzemës sakonisht përfshijnë acid salicilik dhe steroide tropikale.

Ato mund t’i merrni në formën e shampove apo kremërave të ndryshëm./AgroWeb.org