Produkti që Ndihmon Trupin Kundër Ankthit

1.3k 0

Ankthi është një nga çrregullimet mendore më të përhapura në të gjithë botën.

Njësoj si depresioni, edhe ankthi rrethohet nga stigma dhe shumë njerëz anashkalojnë rëndësinë e trajtimit të tij.

Një gjë e tillë detyron njerëzit të izolohen nga shoqëria dhe të kenë vetëvlerësim të ulët.

Çrregullimet e Ankthit

Ankthi është një çrregullim që ndahet në 6 kategori: çrregullimi i ankthit të përgjithshëm, paniku, çrregullimi obsesiv kompulsiv, çrregullimi i ankthit social, fobitë dhe çrregullimi i stresit post-traumatik.

Simptomat e këtyre çrregullimeve janë të ndryshme por kanë të përbashkëta tre veçori: pagjumësinë, nervozizmin dhe vështirësinë në frymëmarrje.

Shumica e këtyre çrregullimeve prekin më shumë gratë.

Një aspekt interesant i njerëzve që vuajnë nga ankthi është se ata janë shumë alertë dhe të vëmendshëm ndaj ndryshimeve në mimikën e njerzve që nuk vuajnë nga ankthi.

Megjithatë ata kanë tendencën të  futen në një labirint mendimesh dhe konkluzionesh gjë që shkakton konflikte në marrëdhëniet njerëzore.

Suplementët e Nevojshëm Kundër Ankthit

Një studim i kohëve të fundit të cilit i referohet AgroWeb.org shpjegon se suplementët e acideve yndyrore omega-3 kanë aftësinë të zbusin simptomat e ankthit tek disa njerëz.

Në terma shkencorë, Omega-3 janë acide yndyrore polio-të-pangopura që nuk prodhohen nga trupi.

Këto acide gjenden me shumicë tek vajrat e peshkut.

Studimet kanë treguar se këto suplementë zbusin inflamacionin dhe largojnë ankthin.

Veç suplementëve, acidet yndyrore Omega-3 janë të mira për trurin, sytë, tensionin e gjakut dhe lëkurën.

Ushqime Të Tjera Kundër Ankthit

Trajtimet më të mira kundër ankthit nënvizojnë rëndësinë jo vetëm të terapive dhe medikamenteve por edhe ushqyerjes.

Ekspertët këshillojnë që njerëzit që vuajnë nga ankthi të konsumojnë më shumë nga ushqimet e mëposhtme:

Peshqit si salmoni, skumbria, sardelet dhe trofta;

Vezët, të cilat janë një burim shumë i mirë i vitaminës D dhe triptophanit, një amino acid që ndihmon për prodhimin e serotoninës;

Farat e kungullit, që janë një burim i shkëlqyer i kaliumit dhe zinkut;

Çokollata e zezë, e cila zbut ankthin dhe ul nivelin e stresit sepse përmban sasi të larta të triptophanit;

Kamomili, i cili jo vetëm lufton inflamacionin por edhe ka aftësi qetësuese;

Kosi i cili përmban baktere të shëndetshme siç është Laktobacili që ka ndikim pozitiv në shëndetin e trurit./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.