Pse Vitaminat B Dhe D Janë të Rëndësishme për 40-50 Vjeçarët

1.3k 0

Çfarë ju vjen ndërmend kur lexon për vitaminat?

AgroWeb.org ju rekomandon t’i perceptoni ato si një ushtri të mirëfilltë ushqyesish që mbrojnë organizmin nga simptomat më të këqija të plakjes.

Një regjim i mirë ushqimor është thelbësor në çdo moshë, por bëhet shumë i rëndësishëm pas moshës 40 vjeçare kur ‘rregullat e lojës’ ndryshojnë tërësisht.

Trupi nuk funksionon njësoj pas moshës 40 vjeç. Shtimi në peshë, sëmundjet e zemrës, diabeti dhe sëmundje të tjera kronike e kanë organizmin në shënjestër.

Një nga mënyrat më të mira për të qenë të shëndetshëm është të merrni vitaminat dhe ushqyesit e duhur dhe jo vetëm nga ushqimet por edhe suplementët.

Lista e Vitaminave 

Më poshtë do të lexoni nga AgroWeb.org për vitaminat më të rëndësishme që nuk duhet të mungojnë në regjimin tuaj ditor pas moshës 40 vjeçare.

Vitamina B12

Kur mbush 40 vjeç dhe i afrohesh të pesëdhjetave, vitamina B12 nuk duhet të mungojë.

Ajo është thelbësore për gjakun dhe trurin.

Kjo vitaminë gjendet tek produktet shtazore, të bulmetit dhe vezët, por suplementët janë të nevojshëm sepse me kalimin e moshës përthithja bëhet më e vështirë.

Ushqimet e rekomanduara nga AgroWeb.org me Vitaminë B12 janë:

  • Sardelet
  • Salmoni i egër
  • Drithërat e plota
  • Qumështi
  • Kosi
  • Djathi i bardhë
  • Vezët

Nëse nuk konsumoni shumë nga këto ushqime, merrni suplementë në sasinë 2.4 mg në ditë.

Vitamina D

Vitamina D është e rëndësishme pas të dyzetave.

Mungesa e saj ka lidhje me diabetin, sëmundjet e zemrës, sklerozën, kancerin e gjirit dhe zorrës.

Vitamina D është e nevojshme edhe për përthithjen e kalçiumit.

Ushqimet me Vitaminë D janë vaji i mëlçisë së peshkut, vaji i peshkut, produktet e pasuruara të bylmetit, drithërat e pasuruar.

Dielli është burimi më i mirë i kësaj vitamine por edhe suplementët.

Probiotikët

Probiotikët nuk janë as vitamina as minerale por janë të nevojshme për personat mbi 40 vjeç.

Probiotikët e mbajnë stomakun të shëndetshëm dhe ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës, goditjeve në tru dhe diabetit.

Probiotikët janë të dobishëm pas moshës 40 vjeçare kur masa muskulore tkurret dhe tendenca për të shtuar në peshë është më e madhe.

Probiotikët janë kultura të gjalla që gjenden kryesisht tek produktet e bulmetit siç është kosi./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.