Kjo është një recetë tipike për një drekë të plotë, të shijshme dhe me plot vlera ushqyese.

Nëse nuk e keni provuar, duhet ta provoni patjetër!

Bullguri me pulë dhe arra është një pjatë fantastike, i cili që në pamje të parë të ngop syrin me bukurinë që ka.

Por kur nis ta shijosh, që në lugën e parë ai të përfshin tërësisht me shijen e jashtëzakonshme, të kombinuar në mënyrë fantastike me arrat e mishin e butë të pulës.

Drithi i bullgurit mund të mos jetë zgjedhja juaj e parë, por do të habiteni kur të mësoni se sa shumë vlera ka ai.

Bullguri është një drithë që përmirëson tretjen, stimulon rritjen dhe zhvillimin, qarkullimin e gjakut, gjumin, parandalon sëmundjet kronike dhe mbron sistemin imunitar.

Bullguri është pjesë e gatimeve tradicionale të Lindjes së Mesme, Indisë ose Evropës.

Bullgurin mund ta gjeni lehtësisht edhe në supermarketet e vendit tonë duke qenë se ky drithë ka qenë gjithnjë pjesë e gastronomisë shqiptare dhe kosovare.

Bullguri është në fakt një drithë që prodhohet nga disa lloje gruri.

Ai gatuhet shumë shpejt, dhe si rrjedhojë është nga ato ushqime tek të cilat mund t’i varësh shpresat, jo vetëm për të shuar urinë, por edhe për të kënaqur shijen.

Si të Përgatisni Bullgurin e Shijshëm në Shtëpi

(Sasia e përbërësve përzgjidhet në bazë të personave në familje, receta më poshtë është për 4 persona)  

 Përbërësit:

4 fileto pule

3 lugë vaj ulliri

1 kokërr qepë

2 kokrra domate

4 thelpinj hudher

1/4 lëkurë limoni e grirë

1 filxan çaji bullgur

1.5 filxhan çaji lëng pule ose ujë të valuar

1 kokërr limon në feta

Një grusht me arra të thërrmuara

kripë dhe piper

Përgatitja 

Hedhim vajin e ullirit në një tenxhere dhe skuqim filetot e pulës nga të dyja anët.

Pasi i skuqim, i heqim dhe i vendosim në një pjatë mënjanë.

Në tenxheren që kemi në zjarr hedhim qepën, e kavërdisim pak e më pas hedhim domatet, hudhrën, lëkurën e limonit, kripën dhe piperin.

I kavërdisim të gjitha bashkë për 5 minuta.

Më pas, vendosim filetot në tenxhere dhe hedhim bullgurin, shtojmë lëngun e pulës ose ujë të valuar derisa filetot të mbulohen mirë.

Mbyllim tenxheren me kapak dhe kontrollojmë herë pas here derisa bullguri të ziejë mirë dhe uji të ketë avulluar.

Në fund i hedhim sipër arrat e thërrmuara. Sipas dëshirës mund t’i hedhim edhe pak djathë të thërmuar gjithashtu. Rezultati do të jetë fantastik!

Vlerat – Pse Bullguri nuk duhet të mungojë në kuzhinën tuaj

Sasitë e larta të fibrës dietike, ndihmojnë në proçesin e tretjes dhe parandalojnë një sërë simptomash, siç janë konstipacioni, fryrjet apo tretja e ngadaltë

Ai ndihmon të parandalojë shpërthimet e sheqerit në gjak, që mund të jenë të rrezikshme për njerëzit që vuajnë nga diabeti.

Mielli i bullgurit ofron minerale të tilla me tepricë, duke e bërë atë të jashtëzakonshëm për kockat.

Mielli i bullgurit është i pasur me fibër, por kjo nuk është e vetmja mënyrë se si ky drithë ndihmon zemrën.

Tek mielli i bullgurit gjeni kalium që arrin të ulë tensionin e gjakut.

Zinku në veçanti e bën sistemin imunitar më të fortë. Mielli i bullgurit ka sasi domethënëse të zinkut duke plotësuar 20 përqind të nevojave ditore.

Një racion standard me miell bullguri plotëson 15 përqind të dozës së rekomanduar ditore të këtij minerali.

Fibra tek mielli i bullgurit bën që ju të ndiheni të ngopur.

Ata që vuajnë nga pagjumësia duhet ta përfshijnë miellin e bullgurit në dietën e tyre për disa javë./AgroWeb.org