Për Rritjen e Shpejtë të Flokëve – Trajtimi me Vezë që ju Vjen në Ndihmë

689 0

Pjesa më delikate e njëkoësisht më e ekspozuar e trupit.

Siç e kemi trajtuar dhe me parë, flokët e shëndetëshëm nuk janë thjesht dhuratë e natyrës, por edhe fryt i përkujdesit ndaj tyre.

E për ta bërë këtë nuk duhet shumë mund pasi gjithçka që ju duhet me siguri e keni diku në shtëpinë tuaj.

Me një efekt shumë të sigurt e natyral në flokët tuaj, AgroWeb.org ju këshillon që sot të provoni maskën e flokëve me vezë.

Veza është një burim i shkëlqyer vitaminash dhe proteine që i ndihmon flokët të jenë më elastikë e më të fortë.

Aplikimi i vazhdueshëm i këtij trajtimi do ju mundësojë të keni flokë më të gjatë e të shëndetshëm ndaj ndiqeni hap pas hapi më poshtë.

Çfarë ju duhet

2 të verdha vezësh

2 lugë gjelle vaj ulliri

1 lugë gjelle lëng limoni

100 ml ujë

Si ta përgatisni

Në një enë të thellë përzieni të verdhat e vezës me vajin e ullirit dhe lëngun e limonit.

Vazhdoni me procesin e përzierjes derisa të shikoni që e gjithë masa ka marrë një pamje të njëtrajtshme.

Më pas shtoni ujin e freskët dhe merrni pak nga masa në duar për ta vendosur më pas në flokë.

Bëjeni këtë në të gjithë pjesën e skalpit të kokës ashtu edhe me majat.

Teksa e bëni këtë proces sigurohuni të masazhoni me duar të gjithë pjesën e skalpit për një qarkullim më të mirë të gjakut.

Kjo do të stimulojë edhe daljen e flokëve të rinj.

Lëreni trajtimin në flokë për 15-20 minuta e më pas lajeni kokën si zakonisht.

AgroWeb.org ju këshillon që ta përsërisni një herë në javë në mënyrë që të mund të shihni rezultate sa më të shpejta.

Teksa bëni këtë trajtim kini parasysh të kujdeseni për flokët tuaj duke mos përdprur produkte që përmbajnë kimikate të forta apo paisje stiluese si pjastra apo tharset që veprojnë me nxehtësi të lartë./AgroWeb.org