Momenti që shtrihesh për të fjetur në shumë raste shoqërohet me numërimin e pavullnetshëm të minutave deri sa gjumi të vijë.

Studimet, të cilave u referohet AgroWeb.org, kanë treguar se të paktën 75 përqind e njerëzve shqetësohen për kohën që u nevojitet t’i zërë gjumi.

Të rrallë janë ata njerëz që i zë gjumi sapo mbështesin kokën në jastëk.

Një person i shëndetshëm ka nevojë për disa minuta deri sa të futet në fazën e përgjumjes dhe më pas në gjumin e thellë e fazat e tjera pasuese.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të zbuloni përgjigjet që ju nevojiten mbi çdo pikëpyetje në lidhje me minutazhin e shëndetshëm për ardhjen e gjumit.

Keni Nevojë Për 10-20 Minuta Që T’ju Zërë Gjumi?

Nëse futeni në kategori, atëherë urime.  Koha prej 10 deri në 20 minuta është mëse normale që ju të kaloni nga përgjumja në fazën fillestaret të gjumit.

Ju Duhet Mbi Një Orë Që T’ju Zërë Gjumi?

Nëse ju nevojitet një orë apo më shumë për të fjetur, atëherë ju jeni në fazat e para të pagjumësisë.

Bëhet fjalë për një nga çrregullimet më të përhapura të gjumit.

Ky çrregullim karakterizohet nga vështirësia në fjetje që nga fillimi e deri në fund për të paktën 3 herë në javë e për një periudhë kohore mbi 3 mujore.

Stresi

Pagjumësia mund të nxisë shfaqjen e sëmundjeve të tjera ku përfshihet diabeti, apnea e gjumit apo sëmundjet e zemrës.

Në disa raste, pagjumësia vjen si pasojë e shqetësimeve të ndryshme që gjatë natës bëhen akoma më të mëdha.

Shqetësimet e vazhdueshme gjatë natës nxisin edhe shfaqjen e ankthit dhe depresionit.

Higjena Në Fjetje

Ka raste kur problemet me gjumin mund të shfaqen si pasojë e mungesës së stilit të gabuar të jetesës.

Për shembull, nëse pini shumë kafe gjatë ditës, ushqeheni rëndë në darkë apo kryeni aktivitet fizik në mbrëmje, do të keni një energji të vazhdueshme që do ju lëjë pa gjumë.

Përdorimi i teknologjisë është gjithashtu një aspekt negativ që pengon gjumin cilësor.

Pajisjet e tilla si tableti, telefoni apo laptopi çlirojnë një dritë blu që e mban trurin zgjuar.

Për më tepër çdo gjue që mësoni dhe shihni gjatë leximit  në internet aktivizon sistemin nervor dhe pengon qetësimin e më pas fjetjen.

Ekspertët rekomandojnë zbatimin e një rutine gjumi që përfshin fikjen e çdo pajisjeje 30-60 minuta përpara gjumit.

Ju mund të lexoni, të bëni një banjë të ngrohtë ose të fokusoheni tek frymëmarrja e thellë.

Në raste të rralla, njeriu mund të flejë shumë dhe rrjedhimisht ka nevojë për shumë kohë që ta zërë gjumin.

Një i rritur ka nevojë për të paktën 7 orë gjumë në ditë.

Nëse e plotësoni këtë orar dhe zgjoheni të gjallëruar, atëherë jeni në rrugë të mbarë.

Lexoni këtu nga AgroWeb.org për çajin e bananes për gjumin dhe këtu për mjaltin përpara gjumit. /AgroWeb.org