Sëmundjet e mëlçisë mund të jenë shumë të rrezikshme dhe të avancojë së tepërmi nëse nuk i kapni në kohë sinjalet që jep trupi.

Mjekët këshillojnë që të informoheni rreth shenjave dhe të veproni në kohë në rast se hasni disa prej tyre.

AgroWeb.org ju njeh më poshtë me pesë nga simptomat të sëmundjes së mëlçisë së dhjamosur.

Të qenit mbipeshë dhe diabetik

Pesha e tepërt dhe diabeti janë të lidhura ngushtë me sëmundjen e mëlçisë së dhjamosur.

Sipas mjekëve këto janë dy faktorë rreziku që po përhapen gjithnjë e më tepër.

Aktualisht i vetmi trajtim efektiv është reduktimi i peshës.

Lodhje dhe dobësi

Një nga simptomat më të zakonshme që shihet midis individëve me këtë sëmundje është lodhja.

Në disa pacientë, lodhja fillon disa vite pas marrjes diagnozës dhe për të tjerë kjo ishte arsyeja kryesore e vizitës tek mjeku.

Verdhëza

Verdhëza është një simptomë e zakonshme e sëmundjes së mëlçisë dhe nuk duhet të injorohet kurrë.

Tek njerëzit me sëmundje të mëlçisë, këto simptoma mund të përfshijnë të përziera, të vjella, dhimbje barku dhe enët e vogla të gjakut që janë të dukshme në lëkurë ngjasojnë në formë me merimangën.

Dhimbje barku

Dhimbja e barkut mund të jetë për shkak të ascitit, një shenjë e dëmtimit të mëlçisë.

Asciti është grumbullimi i lëngjeve në zgavrën e barkut që shkaktohet nga rrjedhjet e lëngjeve nga sipërfaqja e mëlçisë dhe zorrëve.

Kur asciti ndodh për shkak të sëmundjes së mëlçisë zakonisht shoqërohet me karakteristika të tjera të sëmundjes së mëlçisë, si hipertensioni portal dhe dhimbja e barkut.

Humbje peshe

Humbja e pashpjegueshme e peshës mund të jetë shenjë e sëmundjes së mëlçisë.

Për shkak se mëlçia luan një rol kyç në sistemin e tretjes, ceroza dhe kanceri në mëlçi mund t’ju bëjnë të humbisni oreksin dhe të bini menjëherë nga pesha./AgroWeb.org