Shërimi i Infeksioneve të Bajameve Nis në Kuzhinë – Çfarë Duhet Të Përdorni

8.3k 0

Një nga problemet më të përhapura shëndetësore gjatë stinës së vjeshtës dhe dimrit janë infeksionet e bajameve dhe grykëve.

Këto infeksione prekin kryesisht fëmijët por nuk përjashtohen as të rriturit.

Infeksionet e bajameve shkaktohen kryesisht nga bakteret nëpërmjet ushqimeve të konsumuara por edhe ajrit të ndotur.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, bakteret përgjegjëse për këto infeksione janë kryesisht: stafilokoku, streptokoku, myku dhe virozat.

Infeksionet shoqërohen me probleme si: vështirësia në gëlltitje, njolla të bardha në formë rrethore, dhe skuqja e bajameve.

Simptomat më të zakonshme të problemeve me bajamet janë; djegia e fytit, humbja e oreksit, fryrje të gjendrave limfatike në anë të qafës dhe fytit, ethe, temperatura dhe dhimbjet e fytit.

Ekspertët nuk përjashtojnë as humbjen e dëgjimit, vështirësi në të folur, dhimbje të veshit dhe erë të keqe të gojës.

Kurat Natyrale Për Shërimin E Bajameve

Gjyshet tona kanë gjithnjë zgjidhje, që sado të çuditshme të tingëllojnë, funksionojnë me të vërtetë kundër këtyre infeksioneve të dhimbshme.

Gargarë Me Sodë Buke

Ky trajtim është një ndër më të rëndësishmit për shërimin e bajameve tek të rriturit dhe fëmijët.

Ju duhet të përzieni 125 ml ujë të vakët me një lugë çaji me sodë buke.

Përziejeni mirë dhe bëni gargarë duke e mbajtur kokën lart në mënyrë që tretësira të arrijë tek bajamet.

Vërviteni në gojë tretësirën dhe më pas hidheni në lavaman.

Kjo gargarë duhet bërë patjetër një herë në ditë.

Një alternativë tjetër shumë e praktikuar nga nënat shqiptare është lyerja e bajameve me sodë buke duke përdorur gishtin tregues,.

Por duart duhen desinfektuar mirë me alkol para dhe pas aplikomit.

Mjaltë Me Hudhër

Për këtë trajtim ju nevojiten një lugë gjelle me mjaltë dhe 4 thelbinj hudhër të shtypur fort.

Ato duhen përzier në 250 ml ujë.

Kjo tretësirë duhet pirë 3 deri në 4 herë në ditë për 4 ditë me rradhë.

Në fillim duhet të pini gjysmën e gotës së lëngut dhe më pas të hani grimcat e mbetura në fund të gotës.

Hudhra ju mbron me efikasitet ndaj infeksioneve dhe zbut enjtjen e bajameve.

Borzilok Dhe Limon

Zieni 10 deri në 12 gjethe borziloku në rreth 400 ml ujë.

Lërini të ziejnë për 10 minuta. Pasi ta keni kulluar, shtoni lëngun e një limoni, një lugë çaji me mjaltë dhe 2 gramë piper të zi.

Kjo kurë duhet pirë tre herë në ditë për 2 deri në 3 ditë.

Kripë Dhe Piper Të Zi

Piperi i zi shpërbën me efikasitet sekrecionet dhe largon infeksionet.

Sipas informacioneve të AgroWeb.org, kripa shërben si disinfektues ndërsa limoni lufton bakteret.

Në një tenxhere hidhni 250 ml ujë, shtoni një lugë gjelle me lëng limoni, një lugë çaji me piper kokërr dhe një majë luge çaji me kripë.

Pasi të kenë zier së bashku për 5 minuta, kullojeni çajin dhe shtoni një lugë çaji me mjaltë.

Ky çaj duhet pirë 3-4 herë në ditë, çdo ditë deri sa bajamet të shërohen plotësisht.

Një tjetër çaj i rekomandueshëm për shëndetin e bajameve është edhe ai me xhenxhefil, mjaltë dhe limon.

Ky çaj lufton bakteret, inflamacionin dhe rrit rezistencën e trupit ndaj këtij problemi./AgroWeb.org

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.