Shpesh mund të përballeni me një lodhje të befasishme, përgjumje dhe energji të ulët dhe shkaqet se përse kjo gjendje shfaqet janë të shumta.

AgroWeb.org ju njeh në këtë artikull me disa prej shakqeve dhe mënyrave si t’i luftoni ato.

Gjumë i pamjaftueshëm

Gjumi i pakët mund të ndikojë negativisht në përqendrimin dhe shëndetin tuaj.

Bëjeni gjumin prioritet, ndaloni qëndrimin në kompjuter, telefonat celularë dhe televizor të paktën një orë para gjumit.

Nëse ende keni probleme kërkoni ndihmë nga një mjek.

Apnea e gjumit

Apnea e gjumit ndalon për një kohë të shkurtër frymëmarrjen gjatë natës.

Kështu edhe pse keni kaluar tetë orë në shtrat, gjumi juaj nuk ka qënë i qetë dhe kjo mund të sjellë lodhje dhe përgjumje gjatë ditës.

Mbipesha dhe duhani janë dy nga shkaktarët e zakonshëm, ndaj përpiquni t’i eleminoni ato.

Nuk ushqeheni shëndetshëm

Një regjim ushqimor i ekuilibruar ndihmon në mbajtjen e sheqerit në gjak në nivele normale dhe parandalon ndjesinë e  plogështisë kur sheqeri bie.

Konsumoni gjithmonë mëngjes dhe përpiquni të përfshini proteina dhe karbohidrate komplekse në çdo vakt.

Anemia

Anemia është një nga shkaqet kryesore të lodhjes tek gratë, për shkak të humbjes së gjakut nga menstrunaconet që mund të shkaktojë mungesë hekuri.

Për aneminë e shkaktuar nga mungesa e hekurit, suplementet e hekurit dhe ushqimet e pasura me hekur, mund t’ju ndihmojnë.

Depresioni

Lodhja, dhimbja e kokës dhe humbja e oreksit janë ndër simptomat më të zakonshme të depresionit.

Nëse ndiheni të lodhur dhe “të rënduar” për më shumë se disa javë, vizitoni mjekun tuaj.

Hipotiroidizmi

Tiroidja kontrollon metabolizmin tuaj, shpejtësinë me të cilën trupi konverton ushqimin në energji.

Kur gjëndra është joaktive dhe metabolizmi funksionon shumë ngadalë, mund të ndiheni të plogësht dhe të shtoni peshë. Në këtë rast këshillohet një vizitë mjëkësore.

Kafeina

Edhe pse për shumë njerëz kafeina është një pije që rrit energjinë dhe vigjilencën, për disa të tjerë ndodh e kundërta.

Në këtë rast rekomadohet të reduktoni gradualisht pijet dhe ushqimet me kafeinë, pasi ndalimi i menjëhershëm mund të shkaktojë edhe më shumë lodhje.

Infeksion i traktit urinar

Në disa raste, lodhja mund të jetë e vetmja shenjë e një infeksioni të fshehur urinar. Në këtë rast këshillohet të flisni me mjekun tuaj.

Diabeti

Nëse keni lodhje të vazhdueshme dhe të pashpjegueshme, këshillohuni me mjekun tuaj për t’u testuar për diabet.

Trajtimet mund të përfshijnë ndryshime në stilin e jetës dhe të ushqyerit, terapi me insulinë dhe medikamente për të ndihmuar trupin të përpunojë sheqerin.

Dehidratimi

Lodhja juaj mund të jetë shenjë e dehidrimit dhe sheja e parë e dehidrimit është etja. Këshillohet të pini mjaftueshëm ujë gjatë gjithë ditës.

Alergjitë ushqimore

Nëse lodhja juaj intensifikohet pas ngrënies, mund të keni një intolerancë të lehtë ndaj diçkaje që keni konsumuar.

Provoni të eliminoni ushqimet një nga një për të parë nëse lodhja juaj largohet ose të pyesni mjekun tuaj për një test alergjie ushqimore./AgroWeb.org