Njerëzit që vuajnë nga kolesteroli i lartë janë plotësisht të ndërgjegjshëm, në shumicën e rasteve, për rëndësinë e humbjes së peshës së tepërt trupore dhe ushqyerjes së shëndetshme.

Në betejën kundër kolesterolit të lartë ka edhe një faktor që nuk duhet neglizhuar kurrë: aktiviteti fizik.

Aktiviteti fizik, sipas ekspertëve, ka një ndikim shumë domethënës duke ulur nivelet e triglicerideve dhe duke rritur nivelin e kolesterolit të mirë.

Si Ndikon Aktiviteti Fizik Në Uljen e Kolesterolit?

Për shumë vite me rradhë, ekspertët nuk kanë qenë fort të vëmendshëm mbi mënyrën se si ndikon aktiviteti fizik tek niveli i kolesterolit, duke përqendruar dijet e tyre tek ushqyerja dhe mbipesha.

Megjithatë, studimet e njëpasnjëshme për këtë çështje kanë nxjerrë në pah fakte interesante.

Kolesteroli i mirë  shërben si fshesë për enët e gjakut duke hequr kolesterolin e keq.

Kur njerëzit kryejnë aktivitet fizik për 40 minuta tre deri në katër herë në ditë, nivelet e kolesterolit të mirë rriten me 2-3 pikë në tetë javët e para.

Dhe si në çdo gjë tjetër, sa më shumë aktivitet fizik të bëjë njeriu, aq më efikas do të jetë kolesteroli i mirë në pastrimin e enëve të gjakut.

Aerobia, vrapi dhe çiklizmi për 12 javë me rradhë mund të rrisin nivelet e kolesterolit në gjak me 4.6 përqind ndërsa ai i triglicerideve bie me 3.7 përqind. Kolesteroli i keq, falë këtyre ushtrimeve, bie me 5 përqind.

Ushtrimet me intensitet të lartë fizik janë ideale për rënien nga pesha por edhe për uljen e kolesterolit të keq.

Ushtrimet që kanë të bëjnë me forcën muskulare, janë gjithashtu të rëndësishme për të ulur kolesterolin e keq dhe rritur atë të mirë.

Ekspertët rekomandojnë ushtrime me intensitet të lartë të paktën dy herë në javë.

Ngritja e peshave tre herë në javë për 40-50 minuta në seancë ofron rezultate shumë të mira në përmirësimin e të dhënave të kolesterolit dhe triglicerideve./AgroWeb.org