Si Ndikon i Ftohti në Rënien në Peshë dhe Eleminimin e Dhjamit të Tepërt

694 0

Në dimër, ditët janë më të ftohta dhe të shkurtra.

Kjo nënkupton se njeriu kalon më shumë kohë në ambiente të brendshme duke qenë i predispozuar ndaj shtimit në peshë.

Megjithatë, studimet të cilave u referohet AgroWeb.org, thonë se dimri është stina më e mirë për të humbur në peshë.

Mesa duket, i ftohti ju ndihmon të dobësoheni e të eliminoni kilogramët e tepërt pa shumë përpjekje.

Faktori I Yndyrnave Të Kafenjta

Disa studime, të cilve u referohet AgroWeb.org, tregojnë se temperaturat e ftohta aktivizojnë depozitat e yndyrnave të kafenjta që konsiderohen të mira.

Këto yndyrna ju ndihmojnë të digjni më shumë kalori dhe të eliminoni yndyrnat e bardha e të dëmshme nga trupi.

Me fjalë të tjera, trupi përdor më shumë energji dhe kalori në dimër se në verë.

Ekspertët thonë se ndjesia e të ftohtit mund të rrisë ritmin e djegies së kalorive nga 3 në 30 përqind.

Një studim tjetër ka zbuluar fakte që tregojnë se ekspozimi ndaj temperaturave të ftohta mund të transformojë llojet e yndyrnave në trup dhe potencialisht të djegë yndyrnat e tepërta.

Për të arritur në këtë konkluzion, ekspertët vunë re transformimin e qelizave staminale si në temperaturë normale ashtu edhe në temperaturë të ftohtë.

Ata zbuluan se në temperaturë të ulët, këto qeliza formojnë një lloj yndyrne të njohur si yndyrna e kafenjtë.

Ajo e nxit trupin të djegë më shumë kalori për të ngrohur dhe të eliminojë dhjamin e tepërt.

I ftohti stimulon çlirimin e dy hormoneve që përshpejtojnë ritmin e djegjes së energjisë nga qelizat e yndyrnave të kafenjta.

Kjo është një nga arsyet përse dimri duhet të jetë stina kur mund të filloni një regjim të shëndetshëm ushqimor dhe një stil jetese të shëndetshme.

Sigurisht, duke evituar motin tepër të acartë, mund të bëni ecje në natyrë në orët pak më të ngrohta të ditës

Kujdes duhet të tregojnë të moshuarit dhe ata që vuajnë nga tensioni apo zemra./AgroWeb.org