Kosi shpesh tregtohet si një ushqim i shëndetshëm. Megjithatë, sheqeri dhe aromatizuesit e shtuar, mund të ndryshojnë vetitë e tij, që luajnë ron në përmirësimin e shëndetit.

AgroWeb.org në këtë artikull ju njeh me disa hapa, që mund t’ju ndihmojnë të bëni zgjedhje sa më të shëndetshme kur bie fjala tek kosi.

Lexoni Gjithmonë Përmbajtjen E Etiketës

Leximi i etiketës është gjëja e parë që duhet të bëni kur zgjidhni një kos, por edhe çdo produkt tjetër ushqimor.

Kjo do t’ju ndihmojnë të kuptoni se çfarë përmban ushqimi që po blini.

Tek lista e përbërësve, do të shihni përbërës të ndryshëm të shtuar, si sheqer, aromë artificiale, ngjyrues dhe konservues.

Kur është e mundur, zgjidhni një kos me sa më pak përbërës dhe shmangni ato që kanë sheqer.

Përbërësi kryesor që mund ta kthejë kosin nga një ushqim i shëndetshëm në një ushqim më pak të shëndetshëm, është sheqeri i shtuar.

Sheqeri mund të renditet me emra të ndryshëm në etiketë, si për shembull: saharozë, shurup misri me fruktozë të lartë etj.

Sipas studimeve, konsumi i tepërt i sheqerit lidhet me një rrezik të shtuar për sëmundje të ndryshme si diabeti, sëmundjet e zemrës etj.

Edhe pse kosi përmban sasi të ulta të sheqerit natyral në formën e laktozës, disa prodhues shtojnë sheqerna për t’i dhënë një shije më të ëmbël.

AgroWeb.org sugjeron që në vend të kosit të frutave në formë të gatshme, përpiquni ta përgatisni atë vetë në shtëpi.

Shtoni frutat tuaja të preferuara dhe mjaltë për më shumë ëmbëlsi.

Por nëse dëshironi edhe më tepër vlera ushqyese, përdorni fara të ndryshme dhe arrorët tuaj të preferuar.

Kosi mund të përmbajë edhe yndyna të reduktuara ose të plota.

Të dyja variantet mund të jenë një zgjedhje e shëndetshme, për sa kohë që nuk kanë sheqerna të shtuar.