Si T’u Jepni Fëmijëve Shembullin Më Të Mirë Të Mbrojtjes Ndaj COVID-19

206 0

Prindërit që rëndom shpërfillin masat mbrojtëse kundër COVID-19, në padijeninë e tyre mund të jenë duke ndikuar tek fëmijët duke u dhënë një shembull të gabuar.

Terapsitët e shëndetit mendor në Florida thonë se në këto kohë të vështira dhe jo vetëm, fëmijët po marrin shembull nga prindërit dhe një pjesë e tyre, për hir të të vërtetës, po i çojnë fëmijët drejt udhës së gabuar.

“Nëse prindërit kanë një qasje skeptike ndaj COVID-19 dhe vetëm ankohen ndaj masave, fëmijët do të jenë më neglizhentë dhe do të kundërshtojnë vendosjen e maskës,” thotë Jennifer Hoskins Tomko pranë Clarity Health Solutions në Florida.

Sipas saj, prindërit që zbatojnë masat e sigurisë, ndihmojnë fëmijët të jenë më të sigurtë duke u dhënë një shembull të mirë.

“Fëmijët na shohin dhe marrin shembuj prej nesh edhe kur ne nuk e kemi mendjen,” shtoi terapistja amerikane.

Përse Qasja e Prindërve Është e Rëndësishme Për Brezat e Rinj

Së pari, shpërfillja e masave të sigurisë mund të shkaktojë një stres shumë të lartë për fëmijët që detyrohen të shkojnë në shkollë apo kopësht.

Mësuesit për shembull, mund të dinë gjithçka për mënyrën e prindërimit të një të rrituri vetëm duke vëzhguar të vegjlit.

Ata mësojnë prej tyre jo vetëm pikëpamjet politike por edhe ato ndaj pandemisë vetëm duke parë mënyrën se si fëmija reagon ndaj maskës.

Nëse rregullat janë strikte në klasa por jo aq strikte në shtëpi, atëherë kjo gjë nxit konflikte sfiduese mes bashkëmoshatarëve të vegjël, disa prej të cilëve mund të përjetojnë ankth të shtuar për shkak të këtyre dy qasjeve konfliktuale.

Në këto kushte, ankthi dhe stresi, janë gjëja e fundit që një fëmijë ka nevojë.

Si T’i Ndihmoni Fëmijët Në Këtë Normalitet Të Ri

Pandemia e COVID-19 na ka vënë përballë një normaliteti të ri e të frikshëm dhe asnjë prej nesh nuk ka arsenalin e duhur fizik dhe mendor për të përballuar një sfidë.

Përpos të tjerave, për njeriun është e vështirë të zhbëjë një veprim jo të shëndetshëm se sa të përvetësojë një të mirë.

Sipas ekspertëve, prindërit duhet tua pranojnë fëmijëve që kjo situatë është e parehatshme dhe se do të donin që të mos mbanin maskë, ama këto masa mund të jenë të përkohshme, e mbeten të rëndësishme për të mirën e tyre dhe për mbrojtjen e të tjerëve.

Një mënyë e mirë për të shpjeguar rëndësinë e maskës është që fëmijëve tu jepet një tas me miell për të luajtur.

Ata do të vërejnë gjurmët e miellit nëpër shtëpi dhe kështu do të mësojnë si përhapen bakteret dhe sa e rëndësishme është të lajnë duart.

Të jesh prind në këto kohë është shumë e vështirë por psikologët japin këtë këshillë për prindërit : “bëni aq sa dini e aq sa mundeni, por bëni më të mirën tuaj./AgroWeb.org