Supa me Avokado, Pasuri Ideale për Organizmin

3k 0

Kënaqësia që zbret në stomak pas një vakti të lehtë e të shijshëm ushqimi pa dyshim ndikon në ngjitjen e një humori pozitiv përgjatë gjithë ditës.

E tillë është ndijesia që të dhuron një supë e ngrohtë, delikate dhe kremoze me avokado e gatuar në shtëpi.

Padyshim çdo supë ka shijen e saj karakteristike ashtu si edhe vlerat ushqyese por kur vjen puna tek supa me avokado, shija të ofron një tjetër dimension  kënaqësie.

Të gjithë e dimë që për nga vlerat ushqyese, avokado është një nga dhuratat më bujare që i janë bërë njerëzimit. Vlerat ushqimore të avokados janë të panumërta.

E kombinuar në një pjatë të shijshme supe këto vlera i ofrojnë organizmit më shumë se sa thjeshtë ndjesinë e shijes së mirë.

Supa me avokado është shumë e shëndetshme dhe me vlerë aq sa të serviret në një restorant me pesë yje. Përbërësit e saj kushtojnë pak dhe përgatitja është mjaft e thjeshtë. Ulja e kolesterolit është një vlerë e shtuar.

Avokadot janë një frut që buron energji. Rreth 80% e frutit përmban ujë (72%) dhe fibër dietike (6.8%) duke pasur një ndikim pozitiv tek njerëzit në përpjekje për të rënë në peshë.

Avokadot mund të përfshihen në shumë receta. Ato janë të shijshëm dhe kremozë dhe krahas supës ato kombinohen më së miri në sallata, ëmbëlsira e shumë gatime të tjera.

AgroWeb.org sugjeron më poshtë një recetë fantastike të supës kremoze me avokado e cila mund të përgatitet shumë shpejt dhe lehtë në shtëpi.

Supa me avokado në kuzhinën tuaj

Përbërësit

  • 2 avokado të qëruara dhe pa bërthamë
  • 2 filxhanë të mëdhenj të ngrohtë me lëng pule ose perimesh
  • 1 lugë çaji me lëng limoni
  • 1 lugë gjelle me kos pa yndyrë.
  • ½ lugë çaji me erëzën e preferuar si majdanozi, kopra e të tjerë. Nëse keni erëza të freskëta përdorni më shumë
  • ¼ lugë çaji me hudhër pluhur (ose e grirë në rende)
  • ¼ lugë çaji me qepë pluhur (ose e grirë në rende)
  • ¼ lugë çaji me piper
  • Kripë sipas dëshirës.

Udhëzimet

Vendosini të gjithë përbërësit në një mikser dhe përzijini ato deri sa të përfitoni një masë kremoze dhe të butë.

Këtë mund ta ngrohni ose ta konsumoni të ftohtë.

Pjatat e supën mund t’i zbukuroni me feta avokadoje, feta rrepash të kuqe, kos apo krem.

Mund ta përdorni si salcë për gatimet me mish pule, mish viçi, derri apo peshk. (Zakonisht, supa krem e avokados hidhet sipër filetos së mishit sipas llojit të tij)

Për këtë recetë rekomandohen avokado të përmasave të mëdha.

Nëse ju gjënden avokado të vogla mund të përafroni sasinë e përbërësve të tjerë./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.