Supa më e Mirë për Bronkitin

2.6k 0

Nëse keni bronkit ose një infeksion tjetër të rrugëve të frymëmarrjes, si ftohja ose gripi, ajo çfarë konsumoni mund t’ju ndihmojë që të përmirësoni simptomat tuaja ndërsa jeni duke iu nënshtruar trajtimit.

Lëngjet e nxehta si supa, janë veçanërisht të rëndësishme, pasi kanë avantazh ndaj të ftohtit.

Kur bëhet fjalë për supë, supa me pulë e bërë në shtëpi mund të jetë një nga zgjedhjet më të mira.

AgroWeb.org ju njeh më poshtë me arsyet se përse kjo lloj supe mendohet të jetë kaq e dobishme në këto raste.

Vlerat e supës së pulës

Në disa studime në të cilat AgroWeb.org mbështetet, rezulton se supa e pulës mund të ndihmojë në reduktimin e simptomave të ftohjes.

Lëngjet ju ndihmojnë të mos dehidratoheni dhe të lironi mukozën, duke ju ndihmuar të merrni frymë pak më mirë dhe duke kufizuar mbingarkesën.

Lëngjet e ngrohta si supa e pulës ndihmojnë gjithashtu në qetësimin e dhimbjeve të fytit dhe në trajtimin e bronkitit akut.

Supa e pulës mund të jetë më e mirë se llojet e tjera të supës, pasi mishi i pulës përmban shumë cistinë, një aminoacid që është i ngjashëm me një ilaç i cili përdoret ndonjëherë për të trajtuar bronkitin.

Që supa të  jetë edhe më dobishme merrni parasysh që të shtoni speca djegës, hudhër ose xhenxhefil.

Nëse thjesht nuk ju pëlqen supa e pulës, çdo supë tjetër me lëng mishi mund të jetë e dobishme.

Supat me perime dhe burime proteinash, gjithashtu do t’ju ndihmojnë të qëndroni të hidratuar dhe të merrni lëndët ushqyese që ju nevojiten.

Megjithatë duhet të kini parasysh se supa do t’ju ndihmojë vetëm përkohësisht me simptomat tuaja dhe nuk do të shërojë bronkitin tuaj.

Ju do t’ju duhet të shihni një mjek për trajtim mjekësor.

Nëse simptomat tuaja nuk përmirësohen pas një jave, përkeqësohen ose nëse keni probleme me frymëmarrjen, telefononi mjekun tuaj./AgroWeb.org