Supë me Xhenxhefil dhe Hudhra si Antibiotik Natyral

1.5k 1

Kjo supë vepron drejtpërdrejt në organizëm si një shërues natyral, sidomos kundër kollës, bronshitit e të ftohtit.

Kjo është receta tipike për një supë dimërore. E ngrohtë, plot shije e aromë, e mbi të gjitha e jashtëzakonshme në vlerat e saj shëruese.

Falë përbërësve ushqyes të saj, kjo supë vepron drejtpërdrejt në organizëm si një shërues natyral, sidomos kundër kollës, bronshitit e të ftohtit.

Pa dyshim, Xhinxheri është një bimë me fuqi të jashtëzakonshme mjekësore. Por i kombinuar në një pjatë supë me dy fuqitë e tjera medicinale të natyrës, hudhra dhe qepa, kjo recetë shndërohet në superfuqi mbrojtëse për organizmit.

Jo më kot kjo supë cilësohet si një antibiotik natyral. Nëna Natyrë i ka bërë gjërat shumë më të thjeshta. Një virus shkatërrohet vetëm me një antivirus. Por në rastet e nevojës së një kure immediate kundër virozave atëherë kërkoni në kuzhinë.

Të gjithë përbërësit e nevojshëm kundër shumicës së infeksioneve bakteriale apo virozave siç janë fruthi, bronshiti dhe kolla janë brenda kësaj supe. Ata ju ndihmojnë të shëroheni më shpejt.

Përse janë të rëndësishëm këto përbërës?

Xhinxheri – Ndihmon kundër gulçimeve të kraharorit si pasojë e kollës, shuan dhimbjet dhe ushqen gjithë organizmin me vlera. Xhenxhefili është antiseptik dhe i dobishëm për zemrën, mushkëritë, shpretkën dhe veshkat.

Hudhra – Ndihmon kundër dhimbjeve të kraharorit nga i ftohti, shkatërron mikrobet dhe parazitët dhe përshpejton nxjerrjen e sekrecioneve. Hudhra parandalon rritjen dhe zhvillimin e mikroorganizmave në lëkurë dhe në brendësi të organizmit. Hudhra stimulon tretjen dhe rikthen shëndetin në organizëm. Për më tepër, hudhra ndihmon trupin të luftojë inflamacionin dhe të nxjerrë sekrecionet e akumuluara. Hudhra ul tensionin e gjakut dhe është ideale kur vuani nga virozat e stomakut.

Qepa – Është ideale kundër kollës, të ftohtit dhe gripit. Ajo e ndihmon organizmin të vetëshërohet dhe është fantastike kundër parazitëve dhe krimbave. Qepa ul temperaturën, qetëson kollën dhe shërben si një tonik i shëndetshëm për të gjithë trupin.

Si ta përgatisni krejt lehtë në shtëpi

Çfarë ju nevojitet:

  • 1 hudhër e plotë organike e qëruar dhe e grirë
  • 1 filxhan çaji me copa të imëta të xhenxhefilit të freskët dhe organik.
  • 2 qepë të mëdhaja, të qëruara dhe të prera hollë.
  • 2 karrota.
  • 2 patate mesatare.
  • 2 lugë vaj ulliri.
  • 5 gota me lëng pule ose ujë të pijshëm.
  • Pak majdanoz.
  • Kripë (masa sipas dëshirës)

Përgatitja

Presim në kubikë karrotat dhe patatet.

Në një tenxhere hedhim të gjithë përbërësit dhe i zjejmë për 35 minuta.

Në fund i hedhim majdanozin e prerë hollë. E shërbejmë të ngrohtë.

Receta e mësipërme është e shpejtë dhe e thjeshtë. Ju mund ta përgatisni atë në një orë.

AgroWeb.org ju rekomandon të përgatisni sasi të mëdha për të gjithë familjen. Nëse jeni prekur nga virozat apo bakteret kjo supë do t’iu sjellë një shërim më të shpejtë./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.