Tepria me Ushqimin Gjatë Festave – Si të Qëndroni në Formë

987 0

Mund të themi me siguri se një nga gjërat më të bukura të festave janë tavolinat e shtruara me ushqime të shumëllojshme.

Tundimit për t’i provuar të gjitha specialitetet e përgatitura shumë nuk mund t’i rezistojnë dhe kjo është më se e kuptueshme.

Shija e mirë e ushqimeve tradicionale është e pakrahasueshme.

Përtej shijes ajo që lënë pas festat shpesh është një ndjenjë jo dhe aq e këndshme.

Fryrja e stomakut, problemet me tretjen, rreziku i shfaqjes së shumë sëmundjeve dhe shtimi në peshë janë shumë prezentë, sidomos në këtë periudhë.

Ndaj në këtë artikull AgroWeb.org ju tregon disa mënyra të thjeshta se si mund të shpëtoni nga këto probleme e njëkohësisht të shijoni ushqimet tuaja të preferuara.

Ndiqni ato më poshtë në mënyrë që këtë vit të më mirë edhe pas periudhës së festave.

Si të veproni

Siç shpjeguam dhe më lart tundimit për të ngrënë në këto kohë është e vështirë ti rezistosh.

Zgjidhja për këtë gjendet tek mënyra e të ngrënit dhe jo tek sasia.

Ekspertët rekomandojnë që të konsumoni vetëm në disa orare të caktuara pa ndryshuar dietën tuaj të përditshme.

Sipas ekspertëve të Universitetit të San Diego në SHBA të cilëve iu referohet AgroWeb.org, kufizimi i ushqimit për një kohë të caktuar mund t’ju ndihmojë.

Kjo mënyrë do t’ju ndihmojë që të parandaloni një sërë simptomash dhe sëmundjesh të cilat mund të shkaktohet nga ushqyerja e tepërt.

Këtu futet edhe sindroma metobolike e cila është një lloj gjendje ku trupi zhvillon disa sëmundje njëherësh.

Pra mund të prekeni njëkohësisht nga diabeti, ishemia apo problemet me zemrën.

Të gjithë këtë rrezik të madh mund t’jua sjellë ushqimi, nëse nuk e konsumoni në mënyrën e duhur.

Shëndeti në këtë pikë përkthehet në orare të kufizuara dhe precize ngrënie.

Ndryshimi i orareve

Ekspertët rekomandojnë sigurisht konsumimin e të gjitha vakteve e ushqimeve tuaja të preferuara, duke zgjedhur ato më të shëndetshmet.

Këtë mund ta bëni të qetë dhe pa pasur probleme nëse pasi mbaroni edhe vaktin e fundit, qëndroni të paktën 10 -12 orë pa ngrënë më asgjë.

Kufizimi i ushqimit ndihmon trupin të krijojë balancat e duhura për të djegur edhe ushqimin e tepërt.

Gjithashtu rrahjet e zemrës do të jenë më të rregullta, gjë që i jep forcë të gjithë organizmit.

Kështu në mënyrë që të shpëtoni një herë e mirë nga mbingopja apo nga sëmundjet kronike mjafton që të qëndroni 10 orë në ditë pa ngrënë.

Për pjesën tjetër të ditën mund të zgjidhni të hani vaktet  si normalisht./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.