Të dhënat e INSTAT për vitin 2019 tregojnë se 1 milionë Shqiptarë nuk lexuan asnjë libër në këtë periudhë një vjeçare.

Por të lexosh të bën mirë për shëndetin e këtë e pohojnë edhe ekspertët.

Megjithëse koncepti për leximin vitet e fundit është zgjeruar në forma të ndryshme duket se njerëzit kanë hequr dorë nga ky proces shumë me vlerë për mendjen.

Sipas një studimi të kohëve të fundit nga Jennkins Group të cilit i referohet AgroWeb, rreth 30% e të diplomuarve nuk lecojnë më pas mbarimit të studimeve të larta.

Ekspertët e konsiderojnë si të dëmshme braktisjen e të lexuarit jo vetëm për zhvillimin intelektual të shoqërisë, por edhe si një humbje që përkeqëson shëndetin.

Çfarë është terapia e leximit?

Rregulli i parë që duhet të ndiqni sipas ekspertëve është të mos e detyroni veten të lexoni materiale të cilat nuk ju pëlqejnë.

Zgjidhni libra të cilët ju stimulojnë dhe zgjojnë kuriozitetin pavarsisht zhanrit të tyre.

Ky proces nuk duhet të jetë patjetër në formën e një leksioni, por meditimi dhe qetësie.

Leximi i një libri që ju tërheq shton ndjenjat pozitive brenda jush, ju bën më të dashur me personat përreth.

Po ashtu do të ndiheni më të aftë për të kuptuar emocionet e të tjerëve, por edhe tuajat të cilat shpesh pasqyrohen në personazhe të ndryshëm librash.

Ndihmoni trurin

Leximi është një gjimnastikë e vazhdueshme për mendjen dhe ju ndihmon të mbani trurin të freskët e të ri.

Sipas National Endoëment for the Arts në SHBA, personat që lexojnë janë zakonisht më të shkolluar dhe kanë një nivel më të lartë përfshirje në komunitet.

Nga ana tjetër leximi ka dhe përfitime tërësisht personale për ju.

Përveçse redukton stresin, ankthin, ju ndihmon të kuptoni më mirë botën rreth jush, ndihmon edhe me përqëdrimin.

Ky aktivitet stimulon zona të ndryshme celebrale të cilat punojnë bashkë për dekodifikimin e informacionit të përditshëm.

Reduktoni stresin

Leximi përmirëson përqëndrimin dhe ju ndihmon të ndërtoni një dialog të brendëshëm me veten.

Në një botë ku vendimet ndikohen nga moria e informacionit të shpejtë në rrjete sociale e kudo përreth është e rëndëishme që të keni mendime të qarta.

Kështu që zgjidhni një libër që ju pëlqen dhe lexoni çdo ditë të paktën 15 minuta.

Me kalimin e ditës do të vini re se koha që do të kaloni me librin do të kthehet në një takim me veten tuaj dhe zërin tuaj të brendëshëm.

Kjo teknikë do ju ndihmojë të largoni stresin dhe problemet e ditës më lehtë.

Zgjoni fantazinë

Kush mbledh libra mblesh edhe dëshira, kështu që kur lexoni asgjë nuk është e pamundur.

Udhëtimet në të shkuarën, në të ardhmën, zbulimi i botëve të tjera, mendimeve sekrete, miqve të vërtetë ose imagjinarë të gjitha këto mund t’i mledhë vetëm një libër.

Sipas ekspertëve leximi i një romani që ju pëlqen ka të njejtin efekt për truin si një veprim që ju përmirëson jetën reale.

Në një jetë me ritme të shpejta imagjinata dhe koha që do të kaloni me veten janë nga terapitë më të mira pë rtë larguar e zgjidhur çdo problem të përditshëm./AgroWeb.org