Thesari Xhinseng – Në Çmim dhe në Vlera

1.7k 0

Nga emri tingëllon si diçka ekzotike që të sjell ndërmend geishat e bukura dhe luftëtarët samurai, por çaji xhingseng është krenari e Kinës dhe jo e Japonisë.

Përtej debateve të origjinës, çaji xhinseng është i njohur në të gjithë botën për vlerat e mëdha shëndetësore në frenimin e kancerit, luftën kundër obezitetit, përmirësimin e tretjes, fuqizimin e sistemit imunitar, përmirësimin e shëndetit të trurit, luftën kundër astmës, lehtësimin nga problemet menstruale për femrat dhe artritit.

Në Shqipëri xhinseng ka një traditë përdorimi që nga periudha e pushtimit otoman.

Duke qenë më pranë rrugëve detare të Azisë, otomanët e sollën edhe në vendin tonë ritin oriental të konsumimit të xhinsengut, gjithmonë si një kurë mjekësore.

Çaji i xhinseng përdoret edhe i ftohtë duke e bërë një nga llojet që konsumohet në çdo stinë.

Sipas kërkimeve AgroWeb.org, vlerat e xhinsengut janë të mëdha, por edhe çmimi i rrënjëve të kësaj bime në treg është mjaft i shtrenjtë.

Ky çaj magjik vjen nga një pemë shumëvjeçare që nuk shuhet kurrë. Të gjithë vlerat e rëndësishme të xhinsengut vijnë për shkak të disa përbërësve të fuqishëm të njohur si “ginsenoides” që gjenden tek rrënja e bimës. Ekskluziviteti i mbjelljes së bimës së xhinsengut nuk i mbetet vetëm Kinës. India, Japonia dhe shumë vende perëndimore e kultivojnë çajin e xhinsengut. Shtetet e Bashkuara janë gjithashtu eksportues të çajit të xhinsengut drejt vendeve Aziatike dhe Evropiane. Kërkimet shkencore kanë treguar që përveç vlerave anti-tumorale, xhinseng mban nën kontroll edhe diabetin.

Si përgatitet Çaji me Xhinseng

Konsumimi i xhinsengut bëhet përmes zierjes së rrënjës së kësaj bime.

Duhen 2-3 gramë rrënjë për një kupë çaj ose 1 lugë e vogël kafeje pluhur xhinseng nëse e keni të bluar rrënjën magjike.

AgroWeb.org ju rekomandon të shtoni ujë të nxehtë, por jo të valuar mbi rrënjët ose pluhurin e xhinsengut dhe lërini të pushojë 5 minuta.

Më pas e keni gati për ta shijuar dhe përfituar vetitë unike të këtij çaji special.

Vlerat e Xhinseng për Organizmin

Çaji xhinseng konsiderohet një nga suplementët më të shëndetshëm bimorë në mbarë botën. Ekzistojnë tre lloje çajrash xhinseng: Amerikan, Aziatik dhe Siberian. Të tre këto lloje i bëjnë mirë shëndetit të njeriut. Këto çajra kanë efekt shërues për një sërë problemesh si më poshtë:

-Tensioni i ulët i gjakut. Çaji Xhinseng nga Azia është shumë i fortë. Ky çaj është shumë efikas për njerëzit që vuajnë nga tensioni i ulët i gjakut. Kjo pije energjike të mban shumë aktiv dhe mund të qëndrosh në këmbë gjithë ditën. Çaji rrit tensionin e gjakut dhe të jep energji.

Ushqen trurin. Çaji xhinseng është një pije medicinale që shërben si stimulues për qelizat e trurit. Përmirëson përqendrimin dhe funksionimin e trurit. Prandaj, ky çaj është plotësisht i rekomandueshëm për studentët.

-Lufton obezitetin. Nëse dëshiron të humbasësh në peshë, çaji xhinseng është zgjedhja e duhur. Ky çaj shuan urinë dhe hollon trupin duke fuqizuar ritmin metabolik dhe djegien e yndyrnave në një ritëm shumë të shpejtë.

-Problemet menstruale: Çaji Xhinseng i Amerikës ka efekt lehtësues. Rekomandohet për të rinjtë dhe gratë që vuajnë nga simptomat menstruale dhe stresi. Ky çaj redukton dhimbjet e stomakut si pasojë e menstruacioneve.

-Lufton radikalet e lira: Xhinseng është i pasur me elementë që luftojnë radikalet e lira që shkatojnë tumoret. Studimet kanë treguar që njerëzit që pijnë çaj xhinseng janë më pak të rrezikuar nga kanceri. Edhe ekspertët e mjekësisë këshillojnë konsumimin e këtij çaji pëeuml;r të eliminuar rrezikun e rritjes së qelizave kancerogjene në organizëm.

E megjithatë, si në rastin e çdo produkti tjetër edhe me xhinsengun nuk duhet tepruar.

Konsumimi për shumë kohë të gjatë i këtij çaji çon në pagjumësi dhe çrregullime të zemrës.

Përpara se të vendosësh të konsumosh çajin çdo ditë duhet të konsultohesh me një mjek. /AgroWeb.org