Problemet me lëkurën janë të shumta dhe nuk njohin moshë e as gjini.

Shpesh lëkura është shumë yndyrshme, shumë e thatë apo shumë e ndjeshme.

Të gjitha këto gjendje mund të jenë një bezdisje e vërtetë për këdo që i përjeton.

Ndaj ideja për një kurë efikase edhe të shpejtë është gjithnjë e dëshiruar.

Sot do të flasim veçanërisht për lëkurën e thatë, e cila ka tendencë të tërhiqet, rripet dhe plaket më shpejt.

Kryefjala kundër një fytyre të thatë gjatë gjithë vitit, është pa dyshim hidratimi i mirë.

Për të shpëtuar nga çdo problem i tillë AgroWeb.org ju tregon disa mënyra të thjeshta se si mund ta hidratoni lëkurën tuaj farë lehtë në shtëpi.

Më poshtë gjeni të listuara disa nga përbërësit natyralë që do të bëjnë mrekulli në fytyrën tuaj dhe që mund t’i  merrni direkt nga kuzhina.

Aloe Vera

E quajtur ndryshe “bima e mrekullive”, aloe vera përmban rreth 75 vitamina, minerale, amino acide dhe enzima të ndryshme.

Kjo përzierje e mrekullueshme  e natyrës do të  zbusë dhe do të rinojë fytyrën tuaj brenda natës.

Duke qenë se përmban kolagjen me shumicë, aloe vera ndihmon në elasticitetin e mirë të fytyrës tuaj duke larguar edhe skuqjen.

Dylli i bletës

Çdo nënprodukt që bletët i dhurojnë botës është një burim energjish dhe mrekullish të pafundme.

Veçanërisht dylli i bletës është një nga hidratuesit më të thellë që depërton deri në shtresat më të thella të lëkurës.

Një mënyrë e mirë për të trajtuar skuqjen, tharjen dhe dermatitin e fytyrës duke larguar deri në 98% të problemit.

Vaji i kokosit

I marrë drejtpërdrejtë nga arrat e kokosit edhe vaji i tyre është një tonik i shkëlqyer për fytyrën.

Mund t’a përdorni fare lehtë për të hidratuar fytyrën e thatë apo edhe nëse vuani nga aknet.

Përmban acide yndyrore të cilat largojnë bakteret e këqija nga fytyra duke e qetësuar dhe duke i dhënë rini asaj.

Nëse keni lëkurë shumë të thatë bashkojeni vajin e kokosit me pak vaj bajamesh të ëmbla dhe rezultati do të jetë i mrekullueshëm.

Për të pasur rezultate sa më të mira sigurohuni të përdorni vaj kokosi organik dhe sa më natyral.

Mjalti

Siç përmendëm edhe më lart një ndër mrekullitë e natyrës është mjalti, dylli apo propolis.

Mjalti shumë i përdorshëm dhe i gjendshëm kudo, është mbreti i hidratimit dhe rinisë së fytyrës.

Përdoreni sa më shpesh në maska apo trajtime të ndryshme për të pasur një fytyrë të hidratuar dhe të shëndetshme.

 Uji i trëndafilit

Një tonik i mrekullueshëm për fytyrën është uji i trëndafilit.

Mund ta përgatisni fare lehtë në shtëpi dhe ta përdorni për një kohë të gjatë.

Ky ujë përveçse ngushton poret dhe pastron fytyrën deri në thellësi është një mënyrë e mirë për t’a hidratuar atë.

Antioksidantët e shumtë, vitamina C balancon pehashin dhe largon nga fytyra juaj njollat apo rrudhat që shkakton mosha.

Për t’a përgatitur lehtë në shtëpi ujin e trëndafilit mund të lexoni mënyrën e AgroWeb.org duke kilkuar këtu.

Turmeriku

Ky pluhur i verdhë i quajtur ndryshe “pluhuri i artë” e meriton plotësisht emrin që i është ngjitur.

Turmeriku njihet si një mënyrë e mirë për të parandaluar plakjen dhe për të balancuar pehashin e fytyrës.

Kjo do t’a bëjë atë gjithnjë të hidratuar dhe të shëndetshme duke ju shpëtuar një herë e mirë nga lëkura e thatë apo skuqja.

Përdoreni atë si maskë duke e bashkuar me pak mjaltë apo vaj kokosi dhe mbajeni disa minuta në fytyrë.

Rezultatet e mrekullueshme do t’i vini re menjëhërë.

Gjithashtu për personat që kanë fytyrë të thatë rekomandohet konsumimi i ujit në sasi të mëdha.

Në këtë mënyrë që organizmi të qëndrojë i hidratuar e për rrjedhojë edhe fytyra juaj./AgroWeb.org