Shega dhe trëndafili i egër parandalojnë dhe trajtojnë në mënyrë natyrale çdo sëmundje.

Çaji me kokrrat e shegës dhe të trëndafilit të egër përshkruhet si një nga çajrat më të shëndetshëm të të gjitha kohërave.

Ky çaj ka qenë subjekt studimesh prej shumë kohësh, për faktin se kombinimi i vlerave të të dyjave mendohet të jetë shumë i fuqishëm për pastrimin e organizmit.

Shegët dhe trëndafili i egër parandalojnë dhe trajtojnë në mënyrë natyrale çdo gjë, duke nisur nga inflamacioni, kolesteroli, tensioni i gjakut apo hiperglicemia.

Antioksidantët që luftojnë radikalet e lira dyfishohen dhe janë efikase kundër inflamacionit, duke i dhënë këtij çaji një reputacion të merituar.

Antioksidantët dhe vitamina C

Kokrrat e shegës marrin ngjyrën e kuqe nga polifenolët. Të njëjtat substanca i gjejmë edhe tek kokrrat e trëndafilit të egër. Polifenolët janë antioksidantë të fuqishëm.

Çaji me këto kokrra përmban shumë antioksidantë, madje më shumë se çdo çaj tjetër me bazë frutash.

Çaji në fjalë përmban tre herë më shumë antioksidantë se vera e kuqe apo çaji jeshil. Antioksidantët largojnë radikalet e lira, mbrojnë qelizat dhe luftojnë inflamacionin.

Lëngu i një shege të vetme plotëson më shumë se 40 përqind të dozës së rekomanduar ditore të vitaminës C e cila shpërbëhet gjatë pasterizimit.

Kjo është arsyeja përse duhet të pini gjithnjë lëng shege të freskët që të merrni sa më shumë nga kjo vitaminë.

Çaji i shegës dhe trëndafilit të egër largon inflamacionin në stomak dhe përmirëson tretjen. Ai është i dobishëm për njerëzit që vuajnë nga ulçera, koliti apo sëmundje të tjera inflamatore të zorrëve.

Kundër inflamacionit dhe sëmundjeve të zemrës

Çaji në fjalë është i fuqishëm kundër inflamacionit falë përmbajtjes së lartë të antioksidantëve. Ai mundet të parandalojë dëmin oksidues në organizëm dhe inflamacionin.

Flavonolët tek këto fruta bllokojnë inflamacionin që kontribuon në shfaqjen e osteoartritit dhe dëmeve të kapilarëve të gjakut.

Shkencëtarët po studiojnë efektet e çajit ndaj osteoporozës, reumatizmës, artritit dhe inflamacionit të kyçeve.

Çaji me shegë dhe trëndafil të egër konsiderohet edhe si lëngu më i shëndetshëm për zemrën dhe arteriet.

Studimet kanë treguar se ky çaj përmirëson qarkullimin e gjakut. Shmang forcimin e arterieve, duke parandaluar edhe shfaqjen e kolesterolit që i bllokon ato.

Antioksidantët në këtë çaj shmangin avancimin e sëmundjes së Alzheimerit dhe mbrojnë kujtesën./AgroWeb.org