Ushiqmet janë ndër pjesët më të rëndësishme të të gjithë ciklit jetësor.

E megjithatë duket sikur sa më shumë ato janë prezente në përditshmëri, aq më shumë rekomandohet kufizimi i tyre.

Këto pohime sado kontradiktore mund të duken, përvoja ka treguar se janë mëse të vërteta.

Disa ushqime konsiderohen të shëndetëshme, e disa të tjera jo, por problemi fillon kur këto ushqime fillojnë e krijojnë varësi tek organizmi.

Varësi të tilla shtojnë mundësinë për të qenë obezë apo për tu prekun nga një sërë sëmundjesh kronike e shumë serioze.

Në këtë artikull nga AgroWeb.org ju tregojmë se cilat janë ato dhe cilat duhet të zgjidhni për të mos u ndikuar aspak nga këto ushqime.

Çfarë është varësia ndaj ushqimit

Sipas ekspertëve të cilëve i’u referohet AgroWeb.org rreth 20% e njerëzve në botë kanë ndonjë lloj varësie nga ushqimi.

Kjo shifër është akoma më e lartë tek personat të cilët cilësohen si obezë.

Konsiderohet si një varësi shumë e rrezikshme e cila mund të shkaktojë një sërë problemesh në organizëm.

Funksionon njëjtë si çdo varësi tjetër nga alkooli apo duhani.

Lajmi i mirë është se jo çdo ushqim ka fuqinë të shkaktojë varësi, por vetëm disa të caktuar.

Ekspertët i rendisin për nga rëndësia dhe ndikimi ata më problematikët si dhe ushqimet që mund ti konsumoni të sigurt.

Si krijohet

Universiteti i Miçiganit hodhi dritë mbi këtë çështje duke studiuar rreth 518 persona.

Ku çdo person u ushqyer me një listë të caktuar prej 35 ushqimesh të ndara në dy grupe të mëdha.

Ato ishin ushqimet e përpunuara dhe ato natyralet.

Ekspërtët i matën këto ushqime në një shkallë nga 1 deri në 7, ku me numrin 7 vlerësoheshin personat të cilët kishin krijuar shumë varësi ndaj ushqimeve.

Në përfundim të studimit rreth 10% e pjesëmarrësve u diagnostikuan me varësi të plotë ndaj ushqimeve të caktuara.

Ndërsa 92% e pjesmarrësve patën varësi të pjesshme ndaj disa prej 35 ushqimeve të ofruara nga ekspertët.

Këto ushqime kanë aftësi të krijojnë varësi për shkak të disa hormoneve që çlirohen në organizëm kur i konsumoni.

Ndikojnë trurin, receptorët e shijes dhe një sërë funksionesh të tjera në organizëm, duke bërë që organizmi të kërkojë gjithnjë e më shumë nga këto ushqime.

Nëse i konsumoni shpesh trupi juaj do të fillojë të bëhet i varur ndaj substancave që ushqime të caktuara përmbajnë, duke bërë që ti konsumoni gjatë gjithë kohës.

Ushqimet që krijojnë varësi

Nga studimi i përmendur më sipër eskpërtët dolën në konkluzionin se njerëzit kanë tendëncë të krijojnë varësi vetëm ndaj një grupi ushqimesh, atyre të përpunuarave.

Ushqimet të cilat krijojnë më shumë varësi janë ato me shumë sheqer, yndyrë apo ushqimet që i përmbajnë të gjithë këta përbërës.

Lista e saktë që duhet evituar sipas ekspertëve të Universitetit të Miçiganit në SHBA të cilëve i’u referohet AgroWeb.org, është kjo:

  1. Picat
  2. Çokollata
  3. Patatinat
  4. Biskotat
  5. Akullorja
  6. Patatet e skuqura
  7. Mishi i skuqur
  8. Pijet energjike
  9. Tortat
  10. Djathi
  11. Ushqimet e skuqura
  12. Karamelet
  13. Kokoshkat

Gjithashtu ekspertët shprehen se të gjitha ushqimet e proçesuara me shumë kripë, sheqer, yndyrna apo ato të konsërvuarat kanë shumë mundësi të krijojnë varësi për trupin.

Në këtë listë mund të shtoni çdo produkt që përmban konservatë apo ngjyrues të ndryshëm.

Ushqimet e sigurta për tu ngrënë

Ndër ushqimet më të sigurta për tu konsumuar pa asnjë problem e në çdo kohë sipas këtij studimi janë ato që renditen më poshtë:

  1. Kastravecat
  2. Karrota
  3. Bishtajorët
  4. Mollët
  5. Orizi kaf
  6. Brokoli
  7. Bananet
  8. Salmoni
  9. Misrat
  10. Drithrat
  11. Gjoksi i pulës
  12. Vezët
  13. Arrorët

Në këtë listë mund të fusni çdo perim apo frut të stinës i cili ka origjinë natyrale.

Sa më pak të përpunuara të jenë ushqimet që konsumoni aq më i sigurt është organizmi juaj ndaj varësive të cilat çojnë deri në obezitet e sëmundje të tjera serioze./AgroWeb.org