Fytyrë, trup dhe organizëm i freskët direkt nga kuzhina juaj.

Gjithçka që ju duhet për të mbajtur një trup të shëndetëshëm dhe shenjat e moshës larg gjendet tek ushqimi që konsumoni çdo ditë.

Dieta e përditëshme apo regjimi ushqimor kur vitet kalojnë janë më të rëndësishme se kurrë ndaj tregohuni gjithnjë të kujdesshëm.

Në këtë artikull, AgroWeb.org ju tregon ushqimet e duhura për të mbajtur trupin tuaj në formë e sidomos një lëkurë të shëndetshme.

Hudhrat

Studime kanë treguar se disa substanca që gjenden tek hudhra ju ndihmojnë kundër rrudhave.

Ato gjithashtu ju mbrojnë nga rrezet UV dhe nxisin prodhimin e kolagjenit.

Farat chia

Farat e zeza e të vogla të chias janë perferkte për të parandaluar plakjen.

Ato përmbajnë Omega-3 që ndihmon në rritjen e elasticitetit të lëkurës tuaj.

Kanella

Erëzat janë shumë efikase përsa i përket shëndetit të lëkurës, por kanella qëndron në majë të listës.

Është një burim i përqëndruar antioksidantësh dhe lufton radikalet e lira të cilat shkaktojnë plakjen.

Salmoni

I pasur me yndyna të shëndetshme dhe Omega-3, salmoni mund të jetë zgjidhja perfekte e nje vakti të shijshëm e plot vlera për lëkurën.

Gjithashtu përmban vitaminë D që forcon kockat, flokët dhe lëkurën.

Selino dhe Kastravec

Të dy këto produkte përmbajnë një substancë të quajtur silica, ndaj bëjeni pjesë të dietës tuaj.

Boronica

Të freskëta, të lehta dhe të pasura me antioksidantë.

Ndihmojnë në luftën ndaj radikaleve të lira dhe mbajnë lëkurën të re.

Portokalli

I pasur me vitaminë C, njejtë si rrushi, specat e kuq, brokoli dhe kivit.

Kjo vitaminë përmban antioksidantë të fuqishëm të cilët rrisin prodhimin e kolagjenit.

Në këtë mënyrë do të keni një lëkurë më të pastër e të rigjeneruar.

Avokado

Avokado përmban shumë yndyrna të shëndetëshme dhe vitaminë B.

Ndihmon në stimulimin e sistemit limfatik dhe ju mban më të rinj.

Fasulet e kuqe

Janë të pasura me zink dhe fibra të cilët ndihmojnë në luftimin e inflamacionit.

Domate

Domatet janë të pasura në liktopene të cilat ndihmojnë në rigjenerimin e lëkurës./AgroWeb.org