Rënia nga pesha është një mision i vështirë por jo i pamundur, sidomos me aktivitetin fizik dhe ushqyerjen e duhur.

Por AgroWeb.org, në këtë artikull do t’ju njohë me disa ushqime që edhe pse njihen si jo shumë të shëndetshme mund t’ju ndihmojnë të humbisni peshë.

Patatet

Mënyra se si i gatuani patatet ka shumë rëndësi. Patatet e ziera do t’ju mbajnë të të ngopur për më gjatë.

Ndërsa të pjekurat dhe të shoqëruara me ushqime si brokoli, janë një opsion akoma më i shëndetshëm.

Patatet edhe pse mund të kenë një ruputacion të keq, janë pa gluten dhe përmbajnë shumë kalium dhe vitaminat B6 dhe C, të cilat janë të rëndësishme për shëndetin.

Makaronat

Studimet tregojnë se një sasi e moderuar makaronash nuk është e dëmshme, nëse po përpiqeni të humbisni peshë.

Në fakt, makaronat me grurë të plotë dhe jo të ziera shumë, mund t’ju ndihmojë të arrini qëllimin tuaj.

Djathi

Një studim të cilit AgroWeb.org iu referua, tregoi se konsumi i qumështit të pasur me kalcium dhe me yndyrë të ulët, ndihmojë të humbisni peshë.

Ai gjithashtu do të përmirësojë shëndetin e kockave tuaja duke i forcuar ato.

Kafeja

Studiuesit mendojnë se kafeina në kafe, mund të bëjë që ju të ndjeheni më pak të uritur dhe të digjni më shumë kalori.  Por nëse shtoni sheqer, ajo mund të jetë më pak e shëndetshme.

Orizi

Një regjim ushqimor që përfshin drithëra, si për shembull orizi kaf, mund t’ju ndihmojë të mbani një peshë trupore të shëndetshme.

Përveç fibrave që ju mbajnë të ngopur, ju do të merrni edhe vitaminat B1, B6, magnez, selen, fosfor dhe mangan.

Edhe pse orizi i bardhë nuk i ka këto përfitime, ju mund ta shijoni atë pa u shqetësuar për shtimin e peshës.

Çokollata

Çokollata e zezë është e mbushur me antioksidantë dhe studimet raportojnë se ndihmon insulinën të funksionojë më mirë në trupin tuaj dhe kontrollon ndjenjat e urisë.

Kokoshkat

Kokoshkat janë një burim i shkëlqyer fibrash dhe mund të largojnë urinë tuaj më shpejt, por kini kujdes të mos i shtoni kripë dhe gjalpë.

Qumështi

Studimet tregojnë se një gotë qumësht, nuk rrezikon shtimin në peshë dhe madje mund të ju ndihmojë të humbisni peshë./AgroWeb.org