Studimet kanë treguar se njerëzit që konsumojnë ushqime të pasura me proteinë janë më të fortë, kanë muskuj më të shëndetshëm dhe imunitet më të fortë.

Proteina është shumë e rëndësishme për organizmin sepse garanton mbarëvajtjen e shumë sistemeve të trupit por edhe një plakje më të shëndetshme.

Sasia e rekomanduar ditore e proteinës për një mashkull që nuk kryen aktivitet fizik është 56 gramë në ditë.

Për gratë dhe vajzat që kanë një jetë jo aktive, kjo sasi është 46 gramë.

Një studim të cilit i referohet AgroWeb.org ka ofruar pikëpamje të reja mbi një problematikë të rëndësishme të ushqimeve me proteinë.

Bëhet fjalë për bllokimin e enëve të gjakut.

Ushqimet Me Proteinë Nxisin Bllokimin e Enëve Të Gjakut 

Sipas studimit në fjalë, ushqimet e pasura me proteinë kanë tendencën të nxisin formimin e pllakës arteriosklerotike.

Kjo e fundit është krejt e paqëndrueshme dhe mund të shkaktojë jo vetëm bllokimin e enëve të gjakut, por edhe çarjen e tyre.

Akumulimi i pllakëzave të tilla të paqëndrueshme rrit ndjeshëm rrezikun e atakut në zemër, thonë ekspertët.

Falë studimit, ekspertët zbuluan se ushqyerja e vazhdueshme me ushqime të yndyrshme dhe me proteinë rrit me 30 përqind sasinë e pllakës arteriosklerotike.

Më pas, kjo pllakë bëhet më e madhe falë qelizave të vdekura jo vetëm duke penguar qarkullimin e gjakut por edhe duke rritur tensionin e tij.

Ekspertët identifikuan dy amino acide të veçanta tek ushqimet me proteinë, siç është mishi, të cilat janë shumë të fuqishme në aktivizimin e pllakës dhe shuarjen e aftësive të qelizave për pastrimin e saj.

Nëse qelizat nuk bëjnë dot detyrën e tyre, atëherë pllakëzat e yndyrës shtohen dhe zmadhohen duke përbërë kështu një pengesë serioze për qarkullimin e gjakut.

Problemet me qarkullimin më pas nxisin shfaqjen e shumë sëmundjeve të ndryshme që dëmtojnë zemrën dhe vështirësojnë jetën./AgroWeb.org