Qëndrimi i trupit ndikohet negativisht nga aktiviteti që bëni çdo ditë.

Fatkeqësisht në ditët e sotme shumica e njerëzve qëndrojnë ulur duke punuar në kompjuter për një kohë të gjatë.

Jo vetëm kaq, por njerëzit tani qëndrojnë vazhdimisht të përkulur duke lundruar në telefonat celularë.

Periudhat e gjata të qëndrimit në pozicione jo të përshtatshme mund të shkaktojnë dhimbje në qafë, shpatull dhe në pjesën e poshtme të shpinës.

Kjo sepse shpatullat fillojnë të rrumbullakosen në mënyrë të panatyrshme përpara dhe këmbët e ijet shtrëngohen.

Çelësi i qëndrimit të mirë është të jeni të vetëdijshëm për mënyrën se si uleni dhe si qëndroni në këmbë.

Gjithashtu duke ruajtur dhe përmirësuar fleksibilitetin dhe lëvizshmërinë në shpinë.

Ju duhet të forconi muskujt në pjesën e sipërme të shpinës dhe pjesëve të pasme.

Sepse bëhen të ngurtë dhe të dobët për shkak të qëndrimit në pozicion të përkulur e me kokën përpara.

AgroWeb.org ju njeh më poshtë me disa lloje të ndryshme ushtrimesh që mund t’ju vijnë në ndihmë.

Ushtrimet me rul

Kryerja e zgjatimeve të shtyllës kurrizore me një rul është një mënyrë e shkëlqyer për të rifituar lëvizshmërinë në shpinë.

Filloni duke e vendosur rulin në tokë, shtrihuni mbi të me shpinë dhe me krahët që mbështesin qafën.

Duke i mbajtur ijet poshtë në tokë, përkulni pjesën e sipërme të shpinës drejt tokës duke masazhuar kështu shpinën tuaj. Përsëriteni këtë ushtrim disa herë.

Ushtrime me llastiqet e rezistencës

Merrni një shirit me rezistencë të lehtë ose mesatare dhe hapeni me të dyja duart sa gjerësia e shpatullave.

Duke i mbajtur duart plotësisht drejt, filloni të tërhiqni lastikun derisa krahët të shtrihen plotësisht.

Mbani krahët hapur për 1-2 sekonda përpara se të ktheheni në pozicionin e fillimit.

Bëni 3 raunde me 15-20 përsëritje.

Ushrtime me shtangë

Merrni një palë shtanga dore dhe pozicionohuni duke i shtyrë ijet prapa dhe duke përkulur bustin përpara të paktën 45 gradë.

Mbani shpinën drejt dhe gjunjët pak të përkulur

Me shtangat e varura poshtë drejt tokës dhe me një përkulje të lehtë në bërryla, ngrini krahët në mënyrë që shtangat të vijnë paralelisht me bustin tuaj.

Mundohuin të shtrydhni pjesën e pasme të shpatullave ndërsa e bëni këtë duke e mbajtur për disa sekonda.

Bëni 3 sete me 15 përsëritje./AgroWeb.org