Vaji i ullirit është një nga produktet kryesore të kuzhinës po ashtu edhe të shëndetit.

Më siguri shpesh e gjeni veten duke pyetur se si të zgjidhni të duhurin për gatimet tuaja.

Kjo për shkak se vetitë e mira të vajit të ullirit në shëndet, por edhe për t’i dhënë më shumë shije ushqimeve tuaja janë të plota vetëm kur edhe vaji është i mirë.

Dilema dhe kërkimi në këtë pikë bëhen të vështira duke parë larmishmërinë e produkteve që mban tregu.

Por ju mund të zgjidhni të duhurin duke ndjekur vetëm disa hapa.

Çfarë është një vaj biologjik?

Një vaj ulliri organik ose biologjik përfitohet kur prodhimi i tij bëhet në mënyrë organike në secilin proces të përshtatur sipas rregullave të BE.

Kjo do të thotë se ullinjtë janë rritur pa kimikate sintetike, fertilizues, ilaçe dhe herbicide.

Më tej i gjithë përpunimi i këtyre ullinjve të freskët bëhet sipas rregullave organike duke mos prishur vlerat e produktit.

Si të dalloni që vaji është biologjik?

Sipas ligjit Europian çdo produkt organik duhet të mbajë logon BIO ose ORGANIKE në mënyrë që të klasifikohet si i tillë.

Sipas ekspertëve në dyqanin Gourmania të pyetur nga AgroWeb, sa herë të kërkoni një produkt të tillë mos harroni të shihni nëse kanë logot që ju përmendëm apo certifikimin e duhur.

Për këtë ju mund të pyesni edhe tregtarin nga ku po e blini produktin mbi certifikimet e duhura të tij.

Ku të gjeni Vaj BIO?

Përgjigja më e shpejtë do të ishte në një pikë shitje që tregton mallra BIO e të certifikuara.

E të dyja këto cilësi i gjeni në raftet e produkteve në Gourmania ku listohen emrat më të mëdhenj të prodhimit të vajrja cilësorë në të gjithë botën.

AgroWeb ka përzgjedhur disa nga produkte më të mira të vajit biologjik nga OLITALIA apo ZUCCHI.

Dy nga firmat më të njohura botërore të prodhimit të vajit prej më shumë se 100 vitesh.

Vaji ZUCCHI ofron paketimin e vajit të ullirit BIO 750 ml të presuar në të ftohtë, pra pa ndërhyrë në përbërjen natyrale të vaji.

Ky vaj mban logon ndërkombëtare BIO të përshtatur sipas standarteve Europiane.

Ullinjtë kultivohen pa pesticide të dëmshme dhe përpunohen organikisht duke ruajtur ekselencën e vajit të vërtetë të ullirit dhe cilësinë.

Më e rëndësishmja është se këto produkte mbajnë logot e certifikatat e sigurisë që ju përmendëm më lart.

Të gjitha i gjeni në Gourmania, në qendër të Tiranës ku ofrohen edhe një sërë prodhimesh të freskëta si buka e shtëpisë, picat, recetat dietike apo produktet të zgjedhura nga e gjithë bota.

Mos humbisni një eksperiencë shijimi me produkte të sigurta, të zgjedhura e me çmime të leverdishme.