Ekzema është një sëmundje e lëkurës që zakonisht shfaqet në duar, gishta, krahë dhe skalpin e kokës.

Ekzema shfaqet më shumë tek amvisat të cilat janë edhe përdorueset më të mëdha të ujit, sapunëve apo detergjentëve.

Flluskat Në Lëkurë 

Në përgjithësi, në fazën e parë ekzema shfaqet nëpërmjet flluskave.

Më pas ato përthahen dhe lëkura skuqet e trashet.

Ekzema mund të jetë e trashëgueshme por edhe të ndikohet nga faktorë të jashtëm.

Trajtimi më i mirë i saj është mbrojtja e lëkurës nga substancat që e përkeqësojnë atë.

Detergjentët e përdorur në jetën e përditshme, solucionet kimike, zbardhuese e ngjitëse shtrojnë terrenin për shfaqjen e ekzemës.

Kur shfaqet në duar, do të thotë se aftësia mbrojtëse biologjike e duarve ka rënë plotësisht.

Kjo ndodh si pasojë e përdorimit të solucioneve kimike në duar.

Reagimet Alergjike

Ekzema mund të formohet edhe si pasojë e alergjive.

Reagimet alergjike ndaj një elementi të caktuar zgjasin një jetë të tërë.

Menjëherë pas një kontakti me një element të tillë pritet edhe shfaqja e ekzemës.

Në këtë rast, bëhen analiza për identifikimin e alergenit që shkakton alergji dhe ekzemë në të njëjtën kohë.

Skalpi I Ciflosur Mund Të Jetë Ekzemë

Ekzema shfaqet në edhe në lëkurën e kokës dhe manifestohet me zbokth ose cifla të thata.

Kjo lloj ekzeme shfaqet  në dimër dhe shpesh ngatërrohet me psoriazën.

Ekzema mund të prekë edhe vetullat, hundën, pjesën pas veshit, brenda tij ose në kraharor.

Ekzema në këto zona shfaqet kryesisht si pasojë e stresit por edhe mund të jetë e trashëgueshme.

Trajtimi i Ekzemës Me Vajin e Arrës së Kokosit

Përveç përdorimit të pomadave speciale dhe medikamenteve, njerëzit që vuajnë nga ekzema rekomandohet të përdorin sapunë neutralë, zbutës për lëkurën dhe doreza.

AgroWeb.org ju këshillon të aplikoni vajin e arrës së kokosit në zonën e lëkurës ku keni ekzemën dhe ai do të ndikojë në lehtësimin e simptomave.

Ky vaj nuk e kuron ekzemën por qetëson lëkurën, pakëson irritimin e saj dhe skuqjen por edhe rrezikun e mëtejshëm të infeksionit të zonës nga bakteret.

Vaji i arrës së kokosit është shumë i pasur me antioksidantë por edhe me acidin laurik, që është një acid yndyror i shëndetshëm dhe fantastik për lëkurën.

Ju duhet të lyeni zonën e prekur të lëkurës me vajin e arrës së kokosit dy herë në ditë, në mëngjes dhe në mbrëmje dhe do të keni një lëkurë të butë, të ushqyer e jo problematike./AgroWeb.org