Vaji i peshkut është yndyra që merret nga indet e peshkut siç është harenga, peshku ton, skumbria dhe sardelet.

Nganjëherë, vaji prodhohet edhe nga mëlçia e peshqve të tjerë siç mund të jetë merluci.

Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon ngrënien e 1-2 racioneve me peshk në javë.

Ky rekomandim bazohet në idenë se acided yndyrore omega-3 ofrojnë shumë përfitime shëndetësore dhe mbrojnë organizmin nga sëmundjet.

Por, nëse nuk konsumoni një ose dy racione me peshk në javë, atëherë suplementët ju ndihmojnë të merrni dozat e nevojshme të acideve omega-3.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, rreth 30% e vajit të peshkut përbëhet nga acidet yndyrore omega-3.

Pjesa e mbetur prej 70 përqind përbëhet nga yndyrna të tjera.

Një aspekt i rëndësishëm i konsumit të vajit të peshkut është ndërveprimi i tij me tre vitamina kryesore.

Vaji i Peshkut- Përse Duhet Të Tregoni Kujdes Me Vitaminat D, E dhe A

Vitamina D tek vaji i peshkut përthithet më mirë nga trupi, ndërkohë që ka shqetësime për mënyrën se si vaji i peshkut ndërvepron negativisht me vitaminën A duke shkaktuar toksicitet të saj dhe shteruar depozitat e vitaminës E.

Vitamina D

Vitamina D është thelbësore për shëndetin e kockave, rregullimin e hormoneve, reagimet imunitare dhe mbajtjen nën kontroll të tensionit të gjakut.  Lëkura prodhon vitaminën D-3 kur ekspozohet ndaj diellit. Nëse gjatë periudhës së ekspozimit të zgjatur ndaj diellit njeriu konsumon sasi të tepërta të vajit të peshkut, atëherë ai ose ajo rrezikohen nga një overdozë ose toksicitet të vitaminës D.

Simptomat e kësaj të fundit përfshijnë të përzierat, dobësim të kockave dhe rrezik të shtuar të formimit të gurëve në veshka,

Toksiciteti i Vitaminës A

Vitamina A tretet në yndyrë por në sasi të tepërta, ka një efekt toksik, veçanërisht tek mëlçia.

Duke qenë se vaji i peshkut është i pasur me vitaminë A, konsumi në sasi të mëdha për disa javë apo muaj me rradhë rrit rrezikun e simptomave të toksicitetit siç janë: të përzierat, të vjellat, humbja e oreksit, tharjen e lëkurës, humbjen e dendësisë kockore dhe çrregullimeve të sistemit nervor.

Niveli i toleruar i vitaminës A për të rriturit është 10,000 njësi në ditë.

Shterimi i Depozitave të Vitaminës E

Vaji i peshkut ka një ndikim negativ tek nivelet ose depozitat e vitaminës E.

Kjo është vënë re sidomos tek njerëzit që marrin suplementë për një kohë të gjatë.

Vaji i peshkut shfrytëzon vitaminën E që të përthithet nga organizmi dhe kjo është arsyeja përse gjatë terapisë me vaj peshku, marrja e një suplementi të vitaminës E është një ide e mirë.

AgroËeb.org ju sugjeron që përpara nisjes së një terapie me suplementin e vajit të peshkut të konsultoheni me një mjek për të marrë përfitimet maksimale dhe shmangur reagime apo efekte anësore negative./AgroWeb.org