Vaji i Rigonit – Vlerat Shëndetësore dhe si ta Përgatisni në Shtëpi

4k 0

Vaji i rigonit është një nga kurat më të vlerësuara bimore me efekt të jashtëzakonshme për shëndetin.

Testimet laboratorike kanë treguar se ky vaj është i suksesshëm kundër baktereve dhe mykut.

Sipas të dhënave të AgroWeb, vaji i rigonit lufton jo vetëm mykun kandida por edhe parazitë më të rrezikshëm.

Ky vaj bimor është i fuqishëm kundër infeksioneve, baktereve, virozave dhe mykut.

Vaji esencial i rigonit përdoret kryesisht për:

  • Trajtimin e mykut të këmbës ose thonjve. Hidhni disa lugë çaji me vaj rigoni në një legen me ujë dhe fusni këmbët aty. Vajin mund ta përzieni edhe me vaj ulliri ose arre kokosi dhe ta aplikoni direkt në thonj ose këmbë.
  • Zhdukjen e parazitëve dhe infeksioneve. Treteni vajin në një vaj tjetër bartës siç është vaji i arrës së kokosit dhe mbajeni nën gjuhë për disa minuta. Shpëlajeni gojën dhe më pas përsëriteni këtë procedurë të paktën katër herë në ditë.
  • Lehtësimin e infeksioneve të sinozitit dhe të ftohtit. Hidhni disa pika të vajit të rigonit në një enë me ujë të valuar dhe nuhasni avullin e tij.

Vaji i rigonit kushton. Një shishe e çertifikuar e vajit të rigonit kushton 4000-5000 Lek të Rinj.

Shumë shtrenjtë apo jo? Atëherë përse mos ta përgatisni vetë në shtëpi sipas recetës së rekomanduar nga AgroWeb.org

Ju nevojiten

Dy filxhanë të mbushur plot me gjethe rigoni.

1 filxhan me vaji ulliri ekstra të virgjër.

Kavanoz qelqi me kapak.

Përgatitja

Lajeni rigonin me ujë të bollshëm dhe më pas thajeni.

Gjethet hidhini në kavanozin e qelqit dhe ngjeshini në pjesën fundore që të çlirojnë sa më shumë vaj esencial. Hidhni vajin e ullirit sipër tyre dhe përziejini.

Vaji duhet të jetë pak i ngrohtë.

Ngroheni atë në mikrovalë ose në një enë me ujë të nxehtë. Pas hedhjes së vajit të ullirit në kavanoz, mbylleni kapakun dhe lëreni mënjanë për një deri në dy javë.

Mbajeni kavanozin në një vend të freskët dhe të errët.

Tundeni atë rregullisht. Me kalimin e ditëve, lëngu do të marrë një ngjyrë të ndezur të kafenjtë.

Më pas kullojeni dhe ruajeni vajin në kavanoz qelqi në frigorifer.

Mund ta përdorni duke hedhur 3-5 pika në ujë çdo ditë, gjatë stinës së virozave ose kur ndiheni të plogësht.

Vaji i rigonit lufton inflamacionin dhe është i pasur me antioksidantë gjë që e bën një thesar të vërtetë për sistemin imunitar.

Përzieni disa pika me vaj rigoni me vajin e ullirit dhe lyeni plagët, lëndimet e lëkurës ose zonën e infektuar.

Kjo masë mund të përdoret edhe në mishrat e dhëmbëve./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.