Flokët janë pjesë e imazhit të përditëshëm dhe pasqyrojnë shëndetin tonë të përgjithshëm.

Sa më të shëndetëshme flokët aq më mirë dukeni në pamje të parë dhe aq më mirë kur i prekni ato.

Flokët e  butë, të shkëlqyeshëm e plot jetë nuk jan ëtë paarritshëm, mjafton të veproni siç duhet.

Trajtimet natyrale janë gjithnjë zgjidhja që ndihmon në gjallërimin e flokëve.

Në këtë mënyrë do të keni flokë të bukur dhe shumë të shëndetshëm.

Përdorimi i maskave ushqyese dhe hidratuese është ideal, dhe për këtë mund të përdorni fare mirë vajrat bimorë që do ju sugjerojmë në vijim.

Vaji i ullirit

Një nga aletatët më të mirë të shëndetit dhe shijes si në kuzhinë ashtu edhe jashtë saj në botën e bukurisë dhe estetikës.

Nëse dëshironi flokë të butë dhe të padëmtuar nga tharsja apo produkte të tjera, mjafton t’i lyeni ato me vaj ulliri.

Bëjeni këtë të paktën dy herë në javë duke lyer fillimisht majat e më pas nëse keni flokë të thatë masazhoni edhe pak rrënjën për disa minuta.

Lërëni vajin e ullirit të veprojë për 20 minuta ose më shumë në majat e flokëve tuaj e më pas vazhdoni me larjen e tyre si zakonisht.

Vaji i kokosit

Vaji i arrës së kokosit, me aromën e tij të këndëshme dhe vetitë e mrekullueshme hidratuese është sekkreti i shumë njerëzve për të mbajtur flokë të gjatë e të shëndetshëm.

Mund ta aplikoni në flokë dhe në skalp përpara se të lani flokët, duke masazhuar mirë në mënyrë që i gjithë vaji të depërtojë thellë.

Nëse vuani nga zbokthi, dermatiti apo kruarja e kokës në përgjithësi, vaji i kokosit do të jetë një nga mënyrat më të mira për të larguar çdo problem, pasi përmban veti antibakteriale.

Nëse keni flokë shumë të yndyrshëm ndiqni të njëjtën procedurë, por duke përdorur qumësht kokosi në vend të vajit.

Vaji i bajames

Edhe vaji i bajames është një nga më të njohurit përsa i përket kurimit të flokëve dhe mirëmbajtjes së tyre.

Përveçse shumë ekonomik ky vaj është veçanërisht i dobishëm për të gjithë ata që kanë flokë të thatë, të djegur e pa jetë.

Kjo pasi hidraton në thellësi dhe i jep flokëve butësinë dhe shkqlqimin e munguar.

Mjafton të veproni siç kemi shpjeguar mësipër, duke i lyer flokët tuaj sipas nevojës së tyre dhe duke i lënë të hidratohen edhe përgjatë gjithë natës para se t’i lani si zakonisht në dush./AgroWeb.org